Goran Ivanovski

Goran Ivanovski është i biri i Ljubisav Ivanov-Zingo, një ish-biznesmen, politikan dhe anëtar jetëgjatë i parlamentit të Maqedonisë. Përmes kompanisë "Monteko", Ivanovski mori televizionin nga i ati në vitin 2003 dhe deri më 2017 ishte menaxher i kësaj mediaje. Nën udhëheqësinë e Ivanovskit, "Sitel", u bë një nga aleatët kryesorë mediatikë të qeverisë së ish-kryeministrit Nikola Gruevski gjatë të gjithë kohës që ai qeverisi nga viti 2006 deri më 2017. Mes viteve 2010 dhe 2017, televizioni mori shumicën e parave të dhëna nga qeveria e vendit përmes reklamave, 10.2 milionë euro.

Pronari dhe stacioni televiziv u implikuan në një skandal manipulimi tenderi më 2015. Një bisedë mes Goran Ivanovskit dhe një ministri që negocionin mbi manipulimin e tenderëve u bë publike për shkak se ishte pjesë e përgjimit masiv të bisedave telefonike që u publikuan në atë kohë nga kreu i opozitës Zoran Zaev.

Ivanovski është pronari më i madh individual i "AD Sileks" me 36.66 për qind të aksioneve, pasuar nga motra e tij Rozeta Dimitrovska me 27.19 për qind të aksioneve. Përmes kompanisë aksionere "Sileks", Ivanovski dhe motra e tij shfaqen si pronarë të shumë kompanive të angazhuara në aktivitete të ndryshme.

"AD Sileks" është sponsori kryesor i skuadrës së futbollit me të njëjtin emër nga Kratovo, e cila ka dalë kampione e ligës së parë të Kampionatit Maqedonas tre herë përgjatë periudhës 1993 dhe 1999. Gjatë kësaj kohe president i federatës së futbollit ishte babai i Ivanovskit, Ljubisav Ivanov-Zingo.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Hoteleri Turizëm

AD Sileks (Sileks Hotel)

Miniera

Sileks Mining

Industri tekstile

Siltekst ST

Transport

Siltrans

Industria Kimike

Silpen ST

Prodhimi i pijeve

Magroni

Tregtia me preparate mjekësore dhe kozmetike

Herba Medica

Prodhimi i verës

Castelman

Ndërtimi

Bogman

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

"Ljubisav Ivanov-Zingo

Babai i pronarit aktual të TV Sitel, është një biznesmen i rëndësishëm maqedonas i cili ndërtoi perandorinë e vet të biznesit mbi themelet e kompanisë shtetërore që ai menaxhontenë çastin kur Maqedonia e Veriut u bë shtet i pavarur më 1991. Në të njëjtën kohë, ai ishte anëtar i parlamentit të Maqedonisë në të gjitha përbërjet nga pavarësia e vendit deri më 2011, kur ai ishte president i Partisë Socialiste të Maqedonisë nga viti 1996 deri në vdekjen e tij më 2020.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union