Hirije Muslija

Hirije Muslija

Që nga viti 2013, Hirije Muslija ka qenë pronare e portalit në gjuhën shqipe "Zhurnal". Ajo është bashkëshorte e Bexhet Muslija, i cili e themeloi këtë faqe interneti në vitin 2009. Themeluesi është gjithashtu person i autorizuar për organizatën jofitimprurëse "OTI GROUP", e cila ka aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për reklama për zgjedhjet e vitit 2020 me faqen e internetit "Zhurnal" në gjuhën maqedonase.

Hirije shfaqet edhe si pronare e kompanisë së teknologjisë së informacionit dhe kompjuterëve - "Anet Netëork". Në shtatë vitet e fundit, deri në gusht 2023, Muslija, përmes kësaj kompanie, firmosi kontrata me institucione të ndryshme shtetërore për krijimin dhe mirëmbajtjen e faqeve të internetit, me vlerë totale 4,053,029 denarë ose 75,000 dollarë.

Ajo është gjithashtu menachere e dyqanit të cigareve "BM Cigar Shop" dhe një nga tre pronarët. Një nga dy pronarët e tjerë është bashkëshorti i saj, Bexhet Muslija, i cili është edhe kryeredaktori i "Zhurnal".

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Media online

Zhurnal (Maqedoni)

Teknologji informacioni dhe kompjuter

ANET NETWORK SOLUTIONS DOOEL Shkup (Maqedoni)

Organizatë jofitimprurëse

Shoqata për informacion transparent OTI GROUP Shkup (Maqedoni)

Tregti duhani në dyqane të specializuara

Kompania për tregti dhe shërbime BM CIGAR-TOBACCO SHOP DOO Skopje Shkup (Maqeedoni) (Kosovë) (Shqipëri)

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Bexhet Muslia

Bashkëshort i Hirijes. Ai është themelues dhe redaktor i faqes së internetit Zhurnal djhe një nga pronarët e dyqanit të specializuar të cigareve BM, i cili operon në Kosovë dhe në Shqipëri.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union