Jürgen Meixner

Jürgen Meixner

Dyzet e pesë vjeçari austriak Jürgen Meixner ka zhvilluar biznes telekomunikacioni në vendin e tij të lindjes. Përmes kompanisë "JM-Data", ai ka nën pronësi kompaninë "Aikol", e cila 15 vjet më parë u shpall se ishte parner në kompaninë maqedonase "Telekabel" në biznesin e telefonisë tokësore në vend. "JM-Data" është gjithashtu pronar i tërthortë i "Television 24" përmes kompanisë "Cable 24". Menaxherja e shitjeve për Ballkanin në "JM-Data" është bashkëshortja e tij Vesna Meixner, e cila është nga qyteti maqedonas i Stip. Jürgen Meixner është gjithashtu pronar i një kompanie të tretë telekomunikacioni - "JAnetz".

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Telekomunikacion

JM-Date

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Vesna Meixner

Bashkëshorte e Jürgen Meixner, nga qyteti maqedonas Stip. Ajo tashmë është e punësuar në kompaninë austriake JM-Data si menaxhere shitjesh për rajonin e Ballkanit.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union