Minco Jordanov

Minco Jordanov

Minco Jordanov ka nën pronësi ose kontrollon shumë biznese të mëdha në metalurgji, ndërtim, shëndetësi, ushqim dhe prodhim vere, etj. Perandoria e tij e biznesit, më së shumti e fokusuar te biznesi i metaleve, gjendet përgjithësisht përreth kompanisë "Repro One Limited", e cila është e regjistruar offshore në Ishujt Virxhin Britanik. Përveç pronësisë së gazetës "Nova Makedonija", kompania e tij offshore është gjithashtu pronare shumice në të përjavshmen "Kapital". Kompania është gjithashtu pronare e "Permindex" holding, e cila ka nën pronësi kompaninë e prodhimit të verës "Stobi", një kompani bulmeti dhe një linjë për paketimin e frutave dhe zarzavateve të freskëta.

Jordanov dhe bashkëshortja e tij kanë një kompani të regjistruar në Vienë, Austri, të quajtur “Makmedikon Consulting GmbH”, e cila shfaqet si pronare e "Re-medika", spital privat. Disa biznse përfshijnë vajzat e tij Ana dhe Natasha.

Përmes kompanisë së tij të ndërtimit "Beton" nga Shkupi, ai fitoi kontrata me shuma të mëdha në ndërtimin e projektit “Shkupi 2014”, i cili ndryshoi fytyrën e qendrës së kryeqytetit të Maqedonisë. Për shkak të vështirësive operacionale dhe paaftësisë për të paguar për kërkesa të caktuara, kompania falimentoi vitin e kaluar.

Jordanov ka edhe një karrierë politike. Ai ka qenë zëvendëskryeministër për ekonominë në qeveri nga viti 2004 deri më 2006, pas të cilës ai bashkëthemeloi një parti politike.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Botimi i gazetës

Repro Print DOOEL import-eksport Shkup (Maqedonia e Veriut)

Media

Capital Media Group (Maqedonia e Veriut)

Kompania e shpërndarjes dhe prodhimit të filmit

Luminari Media DOO Shkup (Maqedonia e Veriut)

Veraria

Veraria Stobi (Maqedonia e Veriut)

Industria e qumështit

Dairy Galicnik DOOEL Gradsko, (Maqedonia e Veriut)

Tregtia e frutave dhe perimeve

Jarden DOOEL Gradsko (Maqedonia e Veriut)

Holding

Permindeks DOOEL Gradsko (Maqedonia e Veriut)

Kujdesi shëndetësor

Spitali Remedika (Maqedonia e Veriut)

Shërbimet e konsulencës

Makmedikon Consulting (Maqedonia e Veriut)

Tregti

Repro 21

Kontabiliteti

Repro trust DOOEL Shkup

Industria metalike

SHA Farkom Shkup (Maqedonia e Veriut)

Mbledhja e mbeturinave

Petrep Doo Shtip (Maqedonia e Veriut)

Klubi i Hendbollit

Klubi i hendbollit të femrave Metalurg Shkup (Maqedonia e Veriut) "

Familjarë & miq

Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes

Ana Jordanova

Vajza e Minco Jordanov. Bashkëthemeluese e Luminari Media dhe në strukturën e pronësisë së Verarisë Stobi.

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union