Peter Schatz
Peter Schatz është biznesmen hungarez, i njohur si themelues i medias hungareze "Ripost", politika editoriale e së cilit favorizon partinë Fidesz të krahut të djathtë, në pushtet në Hungari dhe që është ideologjikisht pranë qendrës së djathtë të Maqedonisë VMRO-DPMNE. Ai është gjithashtu aktiv në biznesin e medias në Sloveni ku kishte nën pronësi "Nova 24TV" dhe "Democracija" (ai i shiti aksionet e tij më 2022) të cilat favorizonin politikat e partisë SDS, e cila i përket të njëjtës matricë ideologjike si Fidesz. Schatz ka punuar si drejtor komercial i "Danubius Radio" në vitet 1990 dhe më vonë në televizionin publik të Hungarisë.
Ai u bë pronar dominues i "Alfa" TV më 2017 përmes blerjes së paketës kontrolluese të aksioneve te "Alfa" TV. Ai është pronar i vetëm i "Target Media", e cila ka 99 për qind të aksioneve te kompania "CHS Invest" e cila ka 57 për qind të aksioneve te kompania "Alfa Skop", pronarja e drejtpërdrejtë e kompanisë së transmetimeve komerciale "Alfa".
Qëllimet e hyrjes në tregun maqedonas të medias të Peter Schatz mbeten të panjohura. Në vitin 2020 ai u akuzua nga policia financiare e Maqedonisë për evazion fiskal. Ai nuk është i pranishëm në skenën publike maqedonase dhe ka shumë pak informacion mbi të.
Biznes
Media dhe reklama
R-Post-R (Slovenia)
Ripost Media Group (Hungary)
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
