Sashe Stojanovski

Sashe Stojanovski

Sashe Stojanovski është biznesmen dhe ish kryeredaktor i "Kurir". Ai drejtoi "Kurir" që nga fillesat deri sa u bë pronar i saj më 2015 kur bleu kompaninë "Em Media" nga ish pronari i saj Aco Misajlovski. Në fakt, kjo ndodhi në ditën kur vëllai i Aco Mojsovskit, Vlado Misajlovski, u emërua Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit. Një vit më herët, më 2014, Stojanovski bleu kanalin me bazë në Veles "Kanal 1", i cili nuk është më në operim. Deri më 2017, Stojanovski ishte pronar i plotë i portalit "Kurir" dhe i portaleve të tjera. Gjithsesi ai shiti shumicën e aksioneve te botuesi "Adinamik Media", një kompani me kapital hungarez, duke mbetur aktualisht aksioner minoritar.

Kompani/Grupe mediatike
Media
Fakte

Biznes

Media

Em Media (Maqedoni)

Më shumë informacion

Të dhënat publike në dispozicion

të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të disponueshme nga burime të tjera, p.sh. nga regjistrat publikë, etj.

2 ♥

Meta Data

Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union