Semi Mehmeti
Semi Mehmeti është gazetar me shumë vite eksperiencë në media. Përveç "Almakos", ai ka nën pronësi edhe portalin informativ në gjuhën maqedonase "Zoom", përmes organizatës jofitimprurëse "Onlimit Media". Ai ka qenë aktiv edhe në Shoqatën e Gazetarëve dhe është anëtar i Bordit të Drejtorëve në Këshillin e Etikës, organin vetërregullues të medias. Semi Mehmeti është i biri i gazetarit dhe publicistit të mirënjohur Kim Mehmeti.
Biznes
Organizatë jofitimprurëse
ONLIMIT MEDIA (zoom.mk) (Maqedonia e Veriut)
Familjarë & miq
Interesat e lidhura të anëtarëve të familjes
Babai i Semi Mehmetit, një gazetar dhe publicist i mirënjohur, i përmendur si një nga ideatorët e lëvizjes politike Besa të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Më shumë informacion
Meta Data
Struktura e pronësisë dhe raportet financiare mbështeten në të dhënat e marra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dokumentet u morën më 25. 07.2023 bazuar në vendimin e qeverisë të vitit 2017 për akses të lirë për gazetarët investigativë. Informacioni financiar i përket vitit 2022. Për llogaritjen e shumave në USD është përdorur kursi mesatar i këmbimit për vitin 2022, dhënë nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
