EKIPI

Disponueshmëria e një organizate partnere kompetente në një vend është me rëndësi kritike për zbatimin efikas të MOM. MOM nuk do të ishte i mundur pa angazhimin dhe pasionin e treguar nga ekipa vendore e grumbulluar nga BIRN Macedonia. 

MOM Ekipi

Ana Petruseva, BIRN Maqedonia e Veriut

Ana Petruseva është gazetare me eksperiencë dhe një nga themelueset e rrjetit rajonal BIRN dhe BIRN Maqedonisë. Ajo është drejtoreshë e BIRN-it në Maqedoninë e Veriut. 

Tamara Chausidis, BIRN Maqedonia e Veriut

Tamara Chausidis është gazetare afatgjatë, trajnere dhe kryeredaktore e Prizma.mk, publikim online i BIRN Maqedonia. Gjatë karrierës së saj ajo është angazhuar në mënyrë aktive në përpariomin e standardeve profesionale dhe aftësive në gazetari investigative për gazetarët e rinj. Ajo është bashkëautore e Manualit të Etikës të Gazetarisë.

Vlado Apostolov, BIRN Maqedonia e Veriut

Vlado Apostolov është gazetar i lartë me eksperiencë të gjatë në media. Ai ka qenë anëtar i skuadrës BIRN për tetë vjet. 

Goce Trpkovski, BIRN Maqedonia e Veriut

Goce Trpkovski është gazetar i lartë me gati dy dekada eksperiencë, i cili u bashkua me BIRN më 2018. Në rolet e tij të mëparshme ai ka punuar si reporter dhe redaktor për gazetat Nova Makedonija dhe Vreme neëspapers.

Vasko Magleshov, BIRN Maqedonia e Veriut

Vasko Magleshov është një gazetar që ka fituar çmime. Ai ka punuar në media të ndryshme që prej 15 vitesh. Nga viti 2020 punon si gazetar investigativ i BIRN.

Frosina Dimeska, BIRN Maqedonia e Veriut

Frosina Dimeska u bashkua me BIRN më 2022. Ajo është e angazhuar në mënyrë profesionale në gazetari që nga viti 2004. Gjatë shumicës së karrierës ka punuar si gazetare politike në Radio Evropa e Lirë. 

Jasmina Jakimova, BIRN Maqedonia e Veriut

Jasmina Jakimova është gazetare me eksperiencë e cila ka punuar në media të ndryshme. Së fundmi ajo u bashkua me skuadrën BIRN.

Elena Gagovska, BIRN Maqedonia e Veriut

Elena Gagovska është gazetare e re që punon për BIRN Maqedoni. Ajo ka punuar si shkrimtare dhe gazetare e lirë ndërsa ndoqi studimet master në Studime mbi Amerikën e Veriut në Freie Universität Berlin.

Në zbatimin e Projektit të Pronësisë së Medias në Maqedoninë e Veriut u dha ndihmë e paçmuar nga: 

Snezana Trpevska, bashkëthemeluese e institutit RESIS dhe eksperte në Ligjin e Medias, Politikën e Medias dhe Metodologjinë e Kërkimeve Shoqërore. Ajo ka gjithashtu PhD në Shkencat Sociologjike dhe MA në Sdutime Komunikimi. 

Dejan Georgievski, president i Qendrës për Zhvillimin e Medias, i cili ka kontribuuar në mënyrë aktive në politikat e medias dhe të lirisë së shprehjes për më shumë se dy dekada.

Nafisa Hasanova, Udhëheqëse e Hulumtimeve, GMR

Nafisa Hasanova i ka menaxhuar projektin MOM në Ukrainë (2016), projektin e MOM Serbi (2017), MOM në Shqipëri (2018), Shri Lankë (2018), Indi dhe Pakistan (2019). Ajo po ashtu ka qenë e përfshirë në Iniciativën për Gazetari (Journalism Trust Initiative) nga ekipi i Reporterëve pa Kufij. Para se të bashkohej me RSF, Nafisa ka punuar në procesin e pajtimit në Transdnjestër për Iniciativën Finlandeze për Menaxhimin e Krizave (CMI), qendra Martti Ahtisaari. Nga viti 2012 deri më 2014 ajo ka punuar si oficere politikash për Europën Lindore, Kaukazin dhe Azinë Qendrore në APRODEC, tashmë ACT Alliance EU në Bruksel. Në vitet 2008-2012 Nafisa ka punuar si menaxhere projekti në EUCAM (EU Central Asia Monitoring) në Qendrën për Studime Politike Europiane (CEPS dhe FRIDE) në Bruksel. Nafisa ka diplomë studimesh të avancuara në Komunikim Ndërkulturor dhe Studime Europiane  nga Universiteti i Studimeve të Aplikuara në Fulda, Gjermani. Ajo ka studiuar Filologji Angleze në Institutin Shtetëror të Samarkandit për Gjuhë të Huaja në Uzbekistan.

Sheley Gomes, Hulumtuese dhe asistente e projektit, GMR

Sheley është një asistente projekti dhe hulumtuese që aktualisht punon për Monitorim të Pronësisë së Medias (MOM) në Ballkanin Perëndimor. Ajo është gjithashtu aktualisht vullnetare në Intervozes, organizatë që zbatoi Media Ownership Monitor në Brazil, ku më parë ka punuar si konsulente për avokim. Në Intervozes ajo ka punuar gjithashtu si hulumtuese në disa projekte në lidhje me lirinë e shprehjes, lajmet e rreme, mbulimin medial dhe pronësinë e medias. Ajo ka një diplomë bachelor në Shkenca Politike nga Universiteti i Brasilias, një diplomë pas diplomimit në Drejtësi dhe Çështje Qeveritare nga Qendra Universitare e Brasilias, dhe aktualisht është duke përfunduar një diplomë master në Studime të Medias dhe Zonën e Evropës Qendrore-Lindore në Charles Universitety në Pragë.

Lea Auffarth, Udhëheqëse e Operacioneve, GMR

Lea koordinon zbatimin e projekteve të Monitorit të Pronësisë së Medias dhe menaxhon drejtpërdrejt disa prej tyre. Më parë, Lea ka punuar për organizatën Reporterët pa Kufij, ku koordinoi Iniciativën e ‘Journalism Trust Initiative’ (JTI) dhe drejtoi zhvillimin e infrastrukturës së saj të IT, punë të tjera mbi transparencën, edukimin medial dhe etikën e medias, përfshijnë "Monitoruesin e Pronësisë së Medias" (MOM) dhe "Projektin e të Drejtave Digjitale" të Fondacionit libanez Samir Kassir. Lea është e trajnuar si gazetare dhe ka punuar me transmetuesin publik gjerman WDR si dhe me shtypin rajonal. Ajo ka një diplomë Master në Zgjidhjen e Konflikteve nga King's College në Londër.

Olaf Steenfadt, Drejtor i Projektit Global, GMR

Olaf Steenfadt drejton projektin "Monitori i Pronësisë së Medias” dhe "Journalism Trust Initiative" pranë organizatës Reporterët pa Kufij, RSF. Prej shumë vitesh, ai është i angazhuar si konsulent dhe trajner në fushën e zhvillimit të medias. Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të e kanë fokusuar kryesisht në Evropën Juglindore dhe në botën arabe. Ai ka punuar më parë për televizionet publike kombëtare gjermane ARD dhe ZDF në role të ndryshme, duke përfshirë ato si prezantues në radio dhe televizion, gazetar hulumtues, korrespondent vendas dhe i huaj, si dhe në zhvillimin e formatit dhe komunikimin organizativ. Olaf është anëtar i "Grupit të ekspertëve të nivelit të lartë për lajmet e rreme dhe dizinformimin në internet" të Komisionit Evropian dhe i "Komitetit të ekspertëve për cilësinë e gazetarisë në epokën digjitale" të Këshillit të Evropës. Ai jep shpesh mësim në universitete në Gjermani dhe Europë.

BIRN Maqedonia

BIRN Maqedonia është një organizatë e pavarur jofitimprurëse e themeluar në vitin 2004 si pjesë e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative.

Që nga themelimi, organizata ka zbatuar projekte të ndryshme vendore dhe rajonale, nga organizimi i trajnimeve për gazetarët mbi standardet ndërkombëtare të gazetarisë te raportimi i çështjeve të drejtësisë treanzicionale, prodhimin e dokumentarëve televizivë, publikimin e analizave dhe investigimeve dhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta mbi çështje të lidhura me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. 

BIRN Maqedonia ka ndërtuar reputacion jo vetëm si organizatë mediatike e besueshme por edhe si burim për zhvillimin e medias dhe ndërtimin e rrjeteve. Ajo ka mbështetur marrëdhënie të forta me median dhe organizatat jofitimprurëse në vend dhe në rajon dhe menaxhon programe me rëndësi vendore të dizajnuara për t’iu përgjigjur nevojave të medias dhe nevojave më të gjera shoqërore. 

BIRN Maqedonia ka kontribuuar për projekte të ndryshme në Rrjetin Rajonal BIRN dhe ka qenë mbështetës kyç në krijimin e Balkan Insight si një nga mediat kryesore rajonale. 

BIRN Maqedonia synon të konsolidojë stabilitetin e vendit dhe të përshpejtojë reformat politike, ekonomike dhe shoqërore brenda kuadrit të përzgjedhur të integrimit Euro-Atlantik. Ajo e bën këtë përmes gazetarisë së cilësisë së lartë dhe lehtësimit të debatit ndër-sektorial mbi sfidat kryesore.

Global Media Registry

Regjistri Global i Medias (GMR) mbledh, përpilon dhe ofron grupe të dhënash dhe informacione kontekstuale, të disponueshme publikisht ose të vetë-raportuara, për organet e medias në mbarë botën.

Duke vepruar kështu, objektivi është rritja e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë në hapësirën e informacionit. Kështu, GMR lehtëson zgjedhje dhe vendimmarrje më të mira, si algoritmike ashtu edhe njerëzore, nga të gjitha palët e interesuara. Këto mund të përfshijnë çdo qytetar dhe konsumator, entet rregullatore dhe donatorë, si dhe sektorin privat – për shembull reklamuesit dhe ndërmjetësit (të njohura edhe si platformat dhe shpërndarësit). 

Duke ofruar këtë shërbim publik, Regjistri Global i Medias kontribuon në avancimin e lirisë së informacionit dhe të shprehjes në përgjithësi.

Ajo u themelua si një spin-off e projektit Monitori i Pronësisë së Medias, të cilin tani e operon si një SHPK jo-fitimprurëse e regjistruar sipas ligjit gjerman.

  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union