Pyetje të Shpeshta
1. Çfarë është MOM?
"Monitori i Pronësisë së Medias" (MOM) është zhvilluar si një mjet hartë që të krijohet një databazë e disponueshme publikisht dhe e përditësuar vazhdimisht që rendit pronarët dhe të gjithë mediat kryesore (shtyp, radio, televizion dhe media në internet).
MOM synon të hedhë dritë mbi rreziqet që i sillen pluralizmit të medias nga përqendrimi i pronësisë së medias (për më shumë informacion: Metodologjia). Në mënyrë që të kuptohen karakteristikat dhe faktorët që i shtojnë apo i pakësojnë rreziqet për përqendrimin e medias, MOM vlerëson gjithashtu në mënyrë cilësore kushtet e tregut dhe mjedisin ligjor.
2. Kush qëndron pas MOM?
MOM është propozuar dhe lansuar nga Reporter ohne Grenzen e. V. - seksioni gjerman i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Reporterët pa Kufij (Reporters Sans Frontières, RSF), e cila synon të mbrojë lirinë e shtypit dhe të drejtën për informim dhe për t'u informuar kudo në botë.
Në vitin 2019, projekti iu delegua Global Media Registry (GMR), një ndërmarrje sociale e pavarur, jofitimprurëse e regjistruar sipas ligjit gjerman.
Në çdo vend, MOM vihet në zbatim në bashkëpunim me një organizatë partnere lokale. Në Maqedoninë e Veriut, GMR punoi me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN Maqedonia). Projekti u financua nga Bashkimi Evropian.
3. Ku mund ta shkarkoj raportin?
Uebfaqja e MOM ofron një opsion të shkarkimit në formatin PDF e që përmban të gjithë përmbajtjen e uebfaqes. PDF gjenerohet automatikisht dhe kështu përditësohet çdo ditë. Kjo mundësi ekziston për të gjitha gjuhët e uebfaqes. Për të gjeneruar PDF-në, lëvizni poshtë te fundi i faqes së internetit, zgjidhni gjuhën tuaj të preferuar dhe "Shkarko ueb faqen e plotë si PDF".
4. Pse është e rëndësishme transparenca e pronësisë së medias?
Pluralizmi i medias është një aspekt kyç i shoqërive demokratike për shkak se media e larmishme reflekton këndvështrime të larmishme dhe mundëson kritikimin e njerëzve në pushtet. Rreziku për larmishmëri idesh shkaktohet nga përqendrimi në tregun e medias, kur vetëm pak lojtarë ushtrojnë ndikim vendimtar mbi opinionin publik dhe ngrenë barriera hyrëse për lojtarë dhe perspektiva të tjera (përqendrimi i pronësisë së medias). Pengesa më e madhe për ta luftuar këtë është mungesa e transparencës në pronësinë e medias: Si mundet që njerëzit të vlerësojnë besueshmërinë e informacionit nëse ata nuk e dinë se kush e ofron atë? Si mundet që gazetarët të punojnë siç duhet kur ata nuk e dinë se kush e kontrollon kompaninë për të cilën punojnë? Dhe si mundet që autoritetet e medias të trajtojnë përqendrimin e tepruar të medias, në rast se ata nuk e dinë se kush e drejton median?
MOM për rrjedhojë synon të krijojë transparencë dhe t'i përgjigjet pyetjes "kush në fund e kontrollon përmbajtjen e medias?" në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe të krijojë advokim bazuar në fakte për të mbajtur llogaridhënës lojtarët politikë dhe ekonomikë për kushtet ekzistuese.
Për shkak se ne e konsiderojmë transparencën e pronësisë si parakusht kyç për të zbatuar pluralizëm medial, ne dokumentojmë gatishmërinë e kompanive të medias për të dhënë informacion mbi strukturën e tyre të pronësisë. Duke vlerësuar përgjigjet e tyre, ne dallojmë nivele të ndryshme transparence - e cila vlerësohet për çdo kompani mediale dhe për çdo media në profilin e tyre.
Arsyet se pse pronarët e medias mund të dëshirojnë të qëndrojnë të fshehtë apo të fshehin aktivisht investimet e tyre mund të variojnë nga arsyet tërësisht të ligjshme tek ato të paligjshme dhe mund të jenë personale, ligjore apo për shkaqe biznesi - apo disa arsye njëherësh, ndërsa në raste ekstreme mund të kemi edhe krime penale të tilla si evazioni fiskal apo shkeljet e ligjeve anti-trust.
Disa nga këto arsye mund të jenë siç vijon:
Në shumë vende, pronësia e medias është e kufizuar me ligj me synimin për të shmangur përqendrimin. Kështu, nëse një individ dëshiron të zgjerojë perandorinë e tij/saj mediale përtej këtyre kufijve, përdoren pronarë fasadë dhe/ose kompani guackë regjistrohen jashtë vendit e madje edhe nëpër parajsa fiskale.
Në disa raste, pronarët e medias marrin kërcënime personale apo përballen me rreziqe që rrjedhin ose nga qeveritë ose nga konkurrentët dhe për rrjedhojë vendosin të mbeten të panjohur për të mbrojtur vetveten.
Në shumë raste, pronësia e medias ndërthuret me interesa jo të përshtatshme politike dhe/ose ekonomike, akoma më shumë nëse individët në fjalë kanë poste publike dhe nuk duan të zbulojnë një konflikt të tillë interesi.
Në raste të rralla, fshehja e pronësisë së medias ndodh në mënyrë të paqëllimtë për shkak se me kalimin e kohës, përmes bashkimeve dhe blerjeve, strukturat korporative bëhen kaq komplekse sa pronari final përfitues është i vështirë të identifikohet.
E fundit por jo më e parëndësishmja, ka arsye 'normale' - d.m.th. jo të lidhura me median për pronarët për t'u fshehur, të tilla si shmangia fiskale.
5. Çfarë forme rregullimi mbi përqendrimin sugjeron MOM?
MOM nuk bën deklarata normative - nuk sugjeron se si duhet të rregullohet pronësia e medias. Se cilat forma të rregullimeve mbi përqendrimin e medias mund të funksionojnë, kjo varet nga konteksti i vendit, kushtet ekzistuese ligjore dhe të tregut dhe nga panorama e pronësisë.
MOM ofron mjete transparence për të shtyrë drejt një diskutimi demokratik mbi këtë çështje si dhe mbi qeverisjen e mirë: vendimet ka gjasa që mund të kenë cilësi më të lartë dhe të reflektojnë më mirë nevojat dhe dëshirat e popullit nëse ata kanë akses te informacioni i duhur dhe konsultohen gjerësisht, ku këndvështrimet dhe opinionet ndahen lirisht.
6. Si mblidhen dhe verifikohen të dhënat?
Parapëlqehen burime zyrtare të të dhënave me nivel të lartë qëndrueshmërie dhe besueshmërie. Kurdo kur këto nuk janë të disponueshme publikisht, informacioni u kërkohet drejtpërsëdrejti kompanive të medias, përfaqësuesve publikë apo institucioneve kërkimore. Të gjitha burimet dokumentohen tërësisht dhe arkivohen. Më shumë informacion është i disponueshëm përkundrejt kërkesës te BIRN.
Pyetja kryesore është: Cilat media ndikojnë procesin e formimit të opinioneve? Në mënyrë që të kontrollojmë të gjitha mediat me rëndësi, ne përfshimë të gjitha llojet tradicionale të medias (Shtyp, radio, TV dhe Online).
7. Si përkufizohet "media më e rëndësishme"?
Mediat u përzgjodhën sipas disa kritereve:
MOM u përqendrua më së shumti te media që ofron lajme me fokus kombëtar. Media me fokus specifik tematik (mizikë, sport), media vendore si dhe agregatorët e lajmeve u përjashtuan. Përzgjedhja që u mbështet në këto kritere fillimisht u përbë nga dhjetë media për secilën lloj (TV, radio, shtyp, Online).
8. Si përzgjidhen mediat e përfshira?
Duke parë mungesën e matjeve të duhura të audiencës, MOM u përqendrua në dhjetë stacionet televizive më të mëdha, përfshirë një transmetues publi, 5 kanale televizive private kombëtare dhe dhjetë stacione satelitore dhe kabllore që renditen në më të ndjekurit sipas anketës së audiencës së bërë nga agjencia e medias audiovizuale. Baza e të dhënave mbulon gjithashtu katër të përditshme per shkak se pjesa tjetër e shtypit nuk është as me lajme dhe as kombëtare. Ka gjithashtu vetëm pesë radio kombëtare që transmetojnë lajme.
Në mënyrë që të bëhej përzgjedhja e medias online për databazën e Maqedonisë së Veriut, u përdorën tre burime: të dhëna nga SimilarËeb, një kompani e specializuar në matjen e trafikut të internetit, të dhëna nga Picasa Analytics, një kompani e specializuar në analizën e të dhënave dhe Croëd Tangle, një mjet njohurish nga Meta, i cili analizon postimet publike në rrjetet sociale. Të 13 mediat online që u përzgjodhën u shfaqën në së paku dy nga këto tre burime të përdorura.
9. Pse Maqedonia e Veriut?
Maqedonia e Veriut u rendit në vend të 38 nga 140 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shprehjes nga organizata Reporterë Pa Kufi më 2023. Megjithëse gazetarët nuk punojnë më nën kushte armiqësore, rreformat e medias po mbeten pas dhe fondet e reklamave të qeverisë – më herët një mjet për të heshtur dhe kontrolluar stacionet televizive – do të kthehen nën maskën e fushatave të interesit publik.
Raporti i Progresit të BE-së i publikuar për Maqedoninë e Veriut në nëntor 2023 vëren se “transparencë më e madhe nevojitet në lidhje me reklamat shtetërore nga institucionet shtetërore dhe partitë politike. Reforma e transmetuesit publik kërkohet për të forcuar pavarësinë, standardet profesionale dhe qëndrueshmërinë financiare. Që nga dhjetori i vitit 2018, parlamenti ka vonuar emërimin e këshillit të programacionit të transmetuesit të shërbimit publik dhe të këshillit rregullator të medias. Kushtet e punës për gazetarët mbesin sfiduese.
“Media online nuk qeveriset nga ndonjë ligj specifik. Ka një zhvendosje në tregun e reklamave drejt botës digjitale, me kërcënime në rritje nga dizinformimi, shkelje të të drejtave intelektuale dhe mungesë të transparencës në lidhje me reklamat politike të paguara. Media të caktuara online janë subjekte të ndikuara nga figura të caktuara politike. Partitë politike nuk janë të detyruara të publikojnë shpenzimet që kanë në fushatat në median sociale. Ka një mbikëqyrje të pamjaftueshme në lidhje me përdorimin e të dhënave personale për qëllime të fushatave elektorale.”
10. A ekziston MOM vetëm në Maqedoninë e Veriut?
MOM u zhvillua si metodologji gjenerike që mund të zbatohet universalisht - dhe potencialisht do të zbatohet. Pa harruar se tendenca e përqendrimit të medias është e dallueshme në mbarë botën, zbatimi dhe analiza fillimisht do të zhvillohet në vendet në zhvillim. MOM është zbatuar në rreth 20 vende gjatë tre viteve të fundit. Të gjitha projektet kombëtare mund të gjenden në faqen globale faqen tonë në internet.
11. Cilat janë kufizimet për këtë studim?
Nuk ka të dhëna të besueshme të audiencës si për TV-të, ashtue dhe për radiot, për shtypin apo për median online. Nielsen mat vetëm pesë stacionet kombëtare private ndërsa Agjencia për Shërbimet Mediatike Audiovizuale kryen vrojtim vetëm për stacionet televizive dhe radiofonike më të ndjekura. Shifrat e numrit të kopjeve të shtypura janë e vetmja gjë që gazetat vendosin të publikojnë në lidhje me qarkullimin e tyre. Sa i përket medias online, ka disa shërbime dhe mjete monitorimi që publikojnë të renditje për faqet e internetit por këto variojnë sipas kritereve të ndryshme që kanë.
Nuk ka informacion publik apo studime të disponueshme për tregun e reklamave në Maqedoninë e Veriut.
12. Kujt i drejtohemi?
Databaza
lejon çdo shtetas të marri informacion mbi sistemin e medias në përgjithësi;
krijon një bazë me fakte që shoqëria civile të punojë për të promovuar më tej vetëdijen mbi pronësinë e medias dhe përqendrimin;
shërben si referencë për konsultimin e autoriteteve të konkurrencës ose organeve shtetërore kur këta ndërmarrin masa të përshtatshme rregullatore për të ruajtur pluralizmin e medias.
13. Çfarë ndodh më pas?
Kjo databazë është një tablo e situatës aktuale, kontekstualizuar përmes fakteve historike. Ne synojmë që ta përditësojmë këtë faqe interneti, në varësi të situatës. Vende të reja do të shtohen rregullisht.
14. A ka projekte të tjera të ngjashme?
Monitori i Pronësisë së Medias frymëzohet kryesisht nga dy projekte të ngjashme. Në veçanti, treguesit për renditje mbështeten shumë te Projekti Monitori Pluralizmit të Medias, financuar nga BE, i Qendrës për Pluralizëm të Medias dhe Liri të Medias (CMPF) në European University Institute (EUI, Firence). Për më shumë, Media Pedia, një bazë të dhënash mbi pronësinë e zhvilluar nga gazetarët investigartivë në Maqedoni, ka shërbyer si frymëzim për Monitorin e Pronësisë së Medias. Një pasqyrë e shkurtër e projekteve të tjera të ngjashme gjendet në tabelën më poshtë.
Organizata | Përshkrimi |
---|---|
Një organizatë spanjolle që punon në fushën e transparencës së pronësisë mbi median në disa vende evropiane. | |
Një organizatë që punon në fushën e lirisë së shtypit. Zbaton projekte mbi përqendrimin e medias. | |
Lundruesi i Lirisë së Medias i Deutsche Welle ofron njën tablo të indekseve të ndryshme mbi lirinë e medias. | |
Një bazë të dhënash për shërbimet televizive dhe audiovizuale në Evropë. | |
Kjo faqe interneti ofron një përmbledhje dhe analiza të gjendjes së medias nThe Website provides a summary and analysis of the state of the medias në Evropë dhe në vendet fqinje. | |
Monitori i Pluralizmit të Medias vlerëson rrezikun për pluralizmin e medias n% vendet anëtare të BE-së. | |
Ky rrjet ofron informacion mbi gjendjen e medias në shumë vende. | |
Indeksi i Qëndrueshmërisë së Medias (MSI) ofron analiza mbi kushtet për median e pavarur në 80 vende. | |
Faqja e internetit ofron informacion mbi pronësinë e medias në Mbretërinë e Bashkuar. | |
Organizata publikon një bazë interaktive të dhënash mbi median në Shtetet e Bashkuara. | |
Monitoron pronësinë e medias dhe ndikimin mbi pluralizmin e medias në Evropën juglindore dhe në vendet anëtare të BE-së. | |
The Columbia Institute for Tele-Information at Columbia Business School | Një rrjet kërkimor që punon me autorë nga 30 vente të botës mbi përqendrimin e medias duke përdorur një metodologji të përbashkët. |
Një bazë të dhënash mbi korporatat ndërkombëtare të medias më të madhe të botës. | |
Treguesit e Zhvillimit të Medias – Një kuadër për vlerësimin e zhvillimit të medias. |