Pse ka rëndësi pronësia e medias?

Media ndikon mënyrën se si faktet shihen dhe debatohen në një shoqëri. Pavarësia dhe pluralizmi i medias, opinioni publik dhe këndvështrimet - përfshirë kritikimin e njerëzve në pushtet - janë masa mbrojtëse për një demokraci të shëndetshme. Monitorimi dhe sigurimi i pluralizmit të pronësisë është hapi i parë drejt pavarësisë dhe lirisë për të zgjedhur.Si mundet që njerëzit të vlerësojnë besueshmërinë e informacionit nëse ata nuk e dinë se kush e jep atë? Si mundet që gazetarët të punojnë siç duhet nëse ata nuk e dinë se kush e kontrollon kompaninë për të cilën punojnë? Dhe si mundet që autoritetet e medias të trajtojnë përqendrimin e tepërt të medias nëse ata nuk e dinë se kush është duke drejtuar timonin e medias. Struktura e pronësisë mund të ndikojë gjithashtu në mënyrën se si industria e medias menaxhon botimet e veta. Ajo i jep formë fuqisë ekonomike dhe eficencës së sektorit të medias, gjë që është me interes të veçantë për investitorët potencialë.

Databaza e Mediave dhe pronarëve
Gjetjet kryesore
Treguesit e Riskut ndaj Pluralizmit të Medias
  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union