Treguesit e rreziqeve për pluralizmin mediatik
Përqendrimi i audiencës së medias
Rezultati: Rrezik i lartë
Ky tregues synon të vlerësojë përqendrimin e audiencës dhe lexueshmërisë mes platformave të ndryshme mediatike mbështetur në ndarjen e audiencës. Përqendrimi matet duke përdorur masën e kontrollit Top4, e cila është matja më e zakonshme në llogaritjet ekonomike.
Pse?
Nuk ka të dhëna të besueshme dhe të disponueshme publikisht për matjen e audiencës në asnjë nga tregjet (shtyp, televizion, radio, online) në Maqedoninë e Veriut. Megjithëse Nielsen është i pranishëm në tregun e Maqedonisë së Veriut, metodologjia dhe matjet nuk janë në format të vlefshëm ose nuk u bënë të disponueshme për studimin. Një shoqatë e pesë transmetuesve kryesorë komercialë, Shoqata Maqedonase e Medias, kanë nën pronësi Matjen e Audiencës Televizive (prodhuar nga Nielsen), por të dhënat e matura arrijnë në vetëm 50% të tregut, gjë që tregon se në kushtet e audiencës, të katër më të mëdhenjtë mund të mos kapërcejnë kufirin e 50%. Kjo gjithsesi nuk mund të konfirmohet në mungesë të të dhënave të besueshme. Në parim, mungesa e të dhënave mbi audiencën tregon rreziqe për Përqendrim të Audiencës së Medias për shkak se kjo mungesë nuk i mundëson rregullatorëve apo aktorëve të tjerë të tregut të vlerësojnë pozicionin dhe ndikimin që mediat mund të kenë në treg. Gjithsesi pjesët e tregut të katër televizioneve të mëdha (Sitel, Kanal 5, Alsat dhe Alfa) tregojnë kontrollin e 81.21%, gjë që është sugjeruese për përqendrimin e tregut.
I ULËT (1) | MESATAR (2) | I LARTË (3) |
---|---|---|
Përqendrimi i audiencës te televizionet (horizontal) | ||
Përqindja: nuk ka të dhëna | ||
Nëse brenda një vendi të 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë më pak se 25% të audiencës. | Nëse brenda një vendi të 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mes 25% dhe 49% të audiencës. | Nëse brenda një vendi të 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mbi 50% të audiencës. |
Përqendrimi i audiencës te radiot (horizontal) | ||
Përqindja: nuk ka të dhëna | ||
Nëse brenda një vendi të 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë më pak se 25% të audiencës. | Nëse brenda një vendi të 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mes 25% dhe 49% të audiencës. | Nëse brenda një vendi të 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mbi 50% të audiencës. |
Lexueshmëria e gazetave (horizontal) | ||
Përqindja: nuk ka të dhëna | ||
Nëse brenda një vendi të 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë më pak se 25% të lexueshmërisë. | Nëse brenda një vendi të 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mes 25% dhe 49% të lexueshmërisë. | Nëse brenda një vendi të 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mbi 50% të audiencës. |
Përqendrimi i audiencës online (horizontal) | ||
Përqindja: nuk ka të dhëna | ||
Nëse brenda një vendi të 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë më pak se 25% të audiencës. | Nëse brenda një vendi të 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mes 25% dhe 49% të audiencës. | Nëse brenda një vendi të 4 pronarët kryesorë (Top4) kanë mbi 50% të audiencës. |
Përqendrimi i pronësisë së medias
REZULTATI: RREZIK I LARTË
Ky tregues synon të vlerësojë ekzistencën dhe zbatimin efikas të masave mbrojtëse rregullatore (specifike për sektorin dhe/ose në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës) kundër përqendrimit të lartë të pronësisë dhe/ose kontrollit në media të ndryshme.
Pse?
MOM analizoi njëmbëdhjetë televizionet e mëdha nga të cilat transmetuesi publik ka pjesën më të madhe të tregut, pothuajse gjysmën (48.7%).
Në tregun e televizioneve, nga stacionet e përzgjedhura dhe analizuara, duke përjashtuar transmetuesin publik, të katër pronarët më të mëdhenj kanë 81% të tregut. Goran Ivanovski (Sitel) ka 35.7% të tregut, ndërsa Emil Stojmenov (Kanal 5) ka 20.9%, pasuar nga familja Velija (Alsat-M) me 14% dhe Peter Schatz (Alfa) që ka 10.6%.
Dy pronarët më të mëdhenj në tregun e radiove kanë më shumë se dy të tretat, ose 87% të tregut. Pronarët më të mëdhenj te radiot janë Viktor Gavrilov (Kanal 77) me 47% të tregut, ndërsa tre pronarët e Radio Antenna 5, Petrov, Janevski dhe Gushev kanë 40% të totalit. Në databazën e MOM u analizuan katër radio.
Në tregun e shtypit (gazetat), MOM analizoi pesë media, katër të përditshme dhe një të përjavshme. Më shumë se gjysma e tregut (59%) i përket dy pronarëve të mëdhenj, Vladimir Galjak/Dragan Zivkovic (Sloboden Pecat) me 38% dhe Lirim Dulovi (Koha) i cili ka 21% të tregut të analizuar.
MOM mori në shqyrtim trembëdhjetë media online dhe analizoi pjesët e tyre të tregut. Nga të dhënat e mbledhura dhe të analizuara, të katër pronarët e mëdhenj kanë 77% të tregut: Agnes Adamik (Kurir, Republika) me 37.5%, Aleksandar Manev (Faktor) me 22.8%, Biljana Ilic Geroska (Plusinfo) me 9.5% dhe Goran Mihajlovski (SDK) me 7.6% të tregut.
I ulët (1) | Mesatar (2) | I lartë (3) |
---|---|---|
Përqendrimi i pronësisë te televizionet (horizontal): Ky tregues synon të vlerësojë përqendrimin e pronësisë brenda sektorit të televizioneve. | ||
Përqindja: 81% (top 4) | ||
Nëse brenda një vendi katër pronarët kryesorë (Top4) kontrollojnë më pak se 25% të tregut. | Nëse brenda një vendi të katër pronarët kryesorë (Top4) kontrollojnë mes 25% dhe 49% të tregut. | Nëse brenda një vendi, të katër pronarët kryesorë (Top4) kanë më shumë se 50% të tregut. |
Përqendrimi i pronësisë te radiot (horizontal) : Ky tregues synon të vlerësojë përqendrimin e pronësisë brenda sektorit të radiove. | ||
Përqindja: 87% (top 2) | ||
Nëse brenda një vendi katër pronarët kryesorë (Top4) kontrollojnë më pak se 25% të tregut. | Nëse brenda një vendi të katër pronarët kryesorë (Top4) kontrollojnë mes 25% dhe 49% të tregut. | Nëse brenda një vendi, të katër pronarët kryesorë (Top4) kanë më shumë se 50% të tregut. |
Përqendrimi i pronësisë te gazetat (horizontal) : Ky tregues synon të vlerësojë përqendrimin e pronësisë brenda sektorit të shtypit. | ||
Përqindja: 59% (top 2) | ||
Nëse brenda një vendi katër pronarët kryesorë (Top4) kontrollojnë më pak se 25% të tregut. | Nëse brenda një vendi të katër pronarët kryesorë (Top4) kontrollojnë mes 25% dhe 49% të tregut. | Nëse brenda një vendi, të katër pronarët kryesorë (Top4) kanë më shumë se 50% të tregut. |
Përqendrimi i pronësisë tek ofruesit e përmbajtjes në internet: Ky tregues synon të vlerësojë përqendrimin e pronësisë brenda sektorit të ofruesve online. | ||
Përqindja: 77% (top 4) | ||
Nëse brenda një vendi katër pronarët kryesorë (Top4) kontrollojnë më pak se 25% të tregut. | Nëse brenda një vendi të katër pronarët kryesorë (Top4) kontrollojnë mes 25% dhe 49% të tregut | Nëse brenda një vendi, të katër pronarët kryesorë (Top4) kanë më shumë se 50% të tregut. |
Masa rregullatore mbrojtëse: Përqendrimi i Pronësisë së Medias (horizontal)
Rezultati: Rrezik i Mesem
Ky tregues synon të vlerësojë ekzistencën dhe zbatimin efikas të masave mbrojtëse rregullatore (specifike për sektorin dhe/ose në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës) kundër përqendrimit të lartë të pronësisë dhe/ose kontrollit në media të ndryshme.
Pse?
Problemet e lidhura me përqendrimin e medias rregullohen nga Ligji i vitit 2013 për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale (LAAMS), në të cilat këto aspekte si vijon rregullohen në kapitullin e veçantë të titulluar: “Mbrojtja e pluralizmit dhe larmishmërisë në shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale": kufizimet në lidhje me integrimin horizontal dhe vertikal të kapitalit janë përcaktuar; ndalohet partneriteti i fshehtë mes transmetuesve:
I vetmi kriter për vlerësimin e ekzistencës së një përqendrimi ilegal të medias brenda një tregu të caktuar (integrimi horizontal) është numri i licencave të transmetimit që një entitet fizik apo juridik mund të marrë në nivel kombëtar, rajonal apo vendor, gjë që identifikohet ose përmes pjesës së pronësisë në aksionet e një kompanie të caktuar ose përmes pjesës së pronësisë së personave të lidhur.
Ka disa zona të verbra në parashikimet aktuale mbi përqendrimin e medias: rregullat ekzistuese përkufizohen si për një mjedis të medias “tradicionale” (radio, televizion, shtyp...) dhe nuk marrin në konsideratë ngritjen e shërbimeve dhe platformat e reja (shërbimet jolineare, median online, platformat e ndarjes së videove, rrjetet sociale apo motorët e kërkimit...) përmes të cilave një numër domethënës dhe vazhdimisht në rritje njerëzish informohen, edukohen dhe dëfrehen; kushtet janë shumë të rrepta në drejtim të kufizimit të përqendrimit gjeografik, si në termat e licencave ashtu edhe të zonave të mbulimit; ka një ndalim në pronësinë ndërsektorale mes transmetuesve dhe gazetave, i cili rrallëherë zbatohet në vende të tjera në Evropë dhe, kur është, zbatohet vetëm në tregjet e mëdha; parashikimet mbi rastet e përqendrimit të medias të krijuara përmes personave të lidhur janë të paqarta dhe aspektet specifike të përkufizimit të personave të lidhura janë shumë të mjegullta.
Përqendrimi i paligjshëm i medias është caktuar vetëm për transmetuesit. Shtypi rregullohet vetëm në mënyrë indirekte, përmes ndalimit të pronësisë mes transmetuesve dhe botuesve të gazetave të përditshme. Media online nuk mbulohet ende nga rregullat që qeverisin përqendrimin e paligjshëm të medias.
Organi përgjegjës për përcaktimin e përqendrimit të paligjshëm të medias është Agjencia për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale, gjë që thuhet qartë në Nenin 6 të ligjit, në të cilin përcaktohen kompetencat për rregullimin e medias. Përveç përcaktimit të përqendrimit të palejuar të medias, agjencia ka edhe autoritetin që të vendosë dhënien, heqjen apo zgjatjen e licencave për transmetimet televizive apo radiofonike, për t’u kujdesur për mbrojtjen dhe zhvillimin e pluralizmit në shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale, për të nxitur dhe mbështetur ekzistencën e shërbimeve mediatike të larmishme, të pavarura audio dhe audiovizuale, të nxisë lirinë e shprehjes, të kujdeset për sigurimin e transparencës së punës së transmetuesve, të kujdeset për mbrojtjen e interesave të shtetasve në fushën e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuale, të kryejë monitorim dhe të marrë masa në rastet e shkeljes së parashikimeve të ligjit dhe të akteve nënligjore, të nxisë alfabetizmin mediatik, etj.
Nº | TELEVIZION, RADIO, PRINT DHE ONLINE | Përshkrimi | Po | Jo | NA | MD |
---|---|---|---|---|---|---|
4.1 | A ka legjislacioni mbi median kufizime apo pragje specifike, bazuar në kritere objektive (p.sh., numri i licencave, pjesët e audiencës, qarkullimit, shpërndarjes së kapitalit aksioner dhe të të drejtave të votimit, xhiro/qarkullimi) për të parandaluar një nivel të lartë të përqendrimit horizontal të pronësisë dhe/ose kontrollit të këtij sektori? | Kjo pyetje synon të vlerësojë ekzistencën e masave mbrojtëse rregullatore (specifike të sektorit) kundër përqendrimit të lartë horizontal të pronësisë dhe/ose kontrollit në sektorin e TELEVIZIONEVE. | 1 | |||
4.2 | A ka një autoritet administrativ apo organ juridik që monitoron aktivisht respektimin e pragjeve në sektorin audiovizual dhe/ose dëgjon ankesa? (p.sh., autoriteti i medias apo i konkurrencës)? | Kjo variabël synon të vlerësojë nëse ligj/rregulloret ofrojnë monitorim të duhur dhe sanksionim për rregullimin e përqendrimit të medias audiovizuale. | 1 | |||
4.3 | A i jep ligji këtij organi fuqi sanksionuese/shtrënguese në mënyrë që të imponojë masa proporcionale korrigjuese (në sjellje apo strukturore) në rast të mosrespektimit të pragjeve? | Kjo variabël synon të vlerësojë nëse ligji ofron sistemin e duhur të sanksioneve për rregullimet specifike të sektorit, të tilla si:
| 1 | |||
4.4 | A përdoren me efikasitet këto fuqi sanksionuese/shtrënguese? | Ky tregues synon të vlerësojë zbatimin efikas të masave korrigjuese specifike për sektorin kundër përqendrimit të lartë të pronësisë dhe/ose kontrollit në median televizive. Rrezik i ulët: autoritetet përkatëse përdorin me efikasitet fuqitë e veta sanksionuese në të gjitha rastet me rëndësi. Rrezik i mesëm: fuqitë e autoritetit jo gjithmonë përdoren në të gjitha rastet me rëndësi. | 1 | |||
Total | 4 |
N° | Bashkimet mes medias | Përshkrimi | Po | Jo | NA | MD |
---|---|---|---|---|---|---|
4.17 | A mundet që një nivel i lartë i përqendrimit horizontal të pronësisë së medias apo/ose kontrollit në sektorin e medias të parandalohet përmes rregullave mbi bashkimin kontrollin/konkurrencën që marrin parasysh specifikat e sektorit të medias? | Kjo pyetje synon të vlerësojë ekzistencën e masave rregullatore (specifike për sektorin dhe/ose ligjin e konkurrencës) kundër përqendrimit të lartë të pronësisë dhe/ose kontrollit në sektorin e medias përmes operacioneve të bashkimit. Për shembull, ligji duhet të parandalojë përqendrimin në operacionet e bashkimit: - Duke përmbajtur parashikime specifike për median, të cilat imponojnë një prag më të rreptë se sa në sektorë të tjerë; - Ndërhyrjen me detyrim të një autoriteti mediatik në rastet e blerjeve apo bashkimeve (për shembull, detyrimin për autoritetin e konkurrencës që të kërkojë këshilla nga autoriteti i medias); - Mundësia për të rrëzuar miratimin e një përqendrimi nga autoriteti i komunikimeve për arsye të pluralizmit të medias (apo interesit publik në përgjithësi); -që – edhe pse nuk kanë parashikime specifike për median – nuk e përjashtojnë sektorin e medias nga fusha e tyre e zbatimit. | 1 | |||
4.18 | A ka një autoritet administrativ apo organ juridik që aktivisht monitorin respektimin e rregullave mbi bashkimet dhe/ose dëgjon ankesat? (p.sh., autoriteti i medias apo i konkurrencës)? | Kjo variabël synon të vlerësojë nëse ligji/rregulloret ofrojnë sistem të përshtatshëm monitorimi dhe sanksionimi. | 1 | |||
4.19 | A i jep ligji këtij organi fuqi sanksionuese/shtrënguese në mënyrë që të imponojë masa korrigjuese proporcionale (në sjellje dhe/ose strukturore) në rastet e mosrespektimit të pragjeve? | Kjo variabël synon të vlerësojë nëse ligji ofron sistem të përshtatshëm sanksionesh për rregullat specifike të sektorit, të tilla si:
| 1 | |||
4.20 | A përdoren këto fuqi sanksionuese/monitoruese me efikasitet? | Ky tregues synon të vlerësojë zbatimin efikas të masave korrigjuese specifike për sektorin kundër përqendrimit të lartë horizontal të pronësisë dhe/ose kontrollit të medias televizive. Rrezik i ulët: autoriteti përkatës me efikasitet përdor fuqitë e veta sanksionuese në të gjitha rastet me rëndësi Rrezik i mesëm: fuqitë e autoritetit jo gjithmonë përdoren në të gjitha rastet me rëndësi Rrezik i lartë: autoriteti përgjegjës nuk i përdor kurrë fuqitë e veta sanksionuese | 1 | |||
Totali | 4 |
Përqendrimi ndërsektorial i pronësisë së medias
Rezultati: I Ulet
Ky tregues synon të vlerësojë ekzistencën dhe zbatimin efikas të masave mbrojtëse rregullatore (specifike për sektorin dhe/ose nga ligji për konkurrencën) kundër një shkalle të lartë pronësie ndërsektoriale mes llojeve të ndryshme të medias (shtyp, TV, radio apo internet). Duke marrë parasysh larminë e pragjeve apo kufizimeve që ekzistojnë mes vendeve të ndryshme në lidhje me pronësinë dhe/ose kontrollin, “i lartë” duhet të vlerësohet sipas standardeve të vendit tuaj dhe nën këndvështrimin e pragjeve dhe kufizimeve të imponuara nga ligjet vendëse.
Në bazën e të dhënave MOM me 32 media të përzgjedhura, nëntë kompanitë televizive (duke përjashtuar transmetuesin publik) disponojnë 74.5% të tregut, të pesë mediat e shkruara kanë 15%, pjesa që kanë trembëdhjetë media online është 5.9% dhe pjesa më e vogël prej 4.6% të tregut kontrollohet nga katër radiot.
Nga mediat e vendosura në hartë, të tetë pronarët më të mëdhenj të të gjithë sektorëve të medias kanë 80% të tregut, gjë që sipas metodologjisë MOM përbën përqendrim të lartë. Të tetë pronarët më të mëdhenj janë:
CBC Sitel (26.6%); CBC Kanal 5 (15.6%); CBC Alsat-M (10.5%); CBC Alfa (7.9%); CBC TV Makpetrol - Telma (7.6%); Sloboden Pecat (5.7%); Koha production (3.2%); CBC Company 21 (3.2%)
N° | I ULËT (1) | MESATAR (2) | I LARTË (3) |
---|---|---|---|
3 | Përqindja: 80% | ||
Nëse brenda një vendi të tetë pronarët më të mëdhenj (Top8) kontrollojnë më pak se 50% të tregut të të gjithë sektorëve të medias. | Nëse brenda një vendi të tetë pronarët më të mëdhenj (Top8) kontrollojnë mes 50% dhe 69% të tregut të të gjithë sektorëve të medias. | Nëse brenda një vendi të tetë pronarët më të mëdhenj (Top8) kontrollojnë mbi 70% të tregut të të gjithë sektorëve të medias. |
Masat mbrojtëse rregullatore: Përqendrimi ndërsektorial i medias
Rezultati: Rrezik të ulët
Ky tregues synon të vlerësojë ekzistencën dhe zbatimin efikas të masave mbrojtëse rregullatore (specifike për sektorin dhe/ose nga ligji për konkurrencën) kundër një shkalle të lartë pronësie ndërsektoriale mes llojeve të ndryshme të medias (shtyp, TV, radio apo internet). Duke marrë parasysh larminë e pragjeve apo kufizimeve që ekzistojnë mes vendeve të ndryshme në lidhje me pronësinë dhe/ose kontrollin, “i lartë” duhet të vlerësohet sipas standardeve të vendit tuaj dhe nën këndvështrimin e pragjeve dhe kufizimeve të imponuara nga ligjet vendëse.
Pse?
Neni 39 i LAAMS i referohet përqendrimit diagonal të kapitalit, që është integrimi i kapitalit mes sipërmarrjeve në tregje të ndryshme të lidhura. Rregullat aktuale kufizojnë përqendrimin mes transmetuesve (radio dhe televizion) dhe gazetave të përditshme apo agjencive të lajmeve. Një person që është themelues i një radioje apo një televizioni nuk duhet të jetë themelues i një gazete të përditshme që shpërndahet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën zonë ku transmetohet programi i radios dhe/ose televizionit dhe as i një agjencie lajmesh. Në terma të përqendrimit mes televizionit dhe radios, ligji është i paqartë.
Rezultati: Masat rregullatore mbrojtëse kundër përqendrimit të pronësisë ndërsektoriale të medias janë në fuqi dhe përbëjnë një rrezik TË ULËT.
N° | PRONËSIA NDËRSEKTORIALE E MEDIAS | Përshkrimi | Po | Jo | NA | MD |
---|---|---|---|---|---|---|
5.2 | A ka një autoritet administrativ apo organ gjyqësor që monitorin në mënyrë aktive respektimin e këtyre pragjeve apo/ose që dëgjon ankesa? (p.sh., autoriteti i medias) | Kjo variabël synon të vlerësojë nëse ligji/rregulloret sigurojnë monitorim të përshtatshëm dhe një sistem sanksionimi kundër përqendrimit në pronësinë e medias audiovizuale. | X | |||
5.3 | A ka krijuar ligji një organ me fuqi sanksionuese/zbatuese në mënyrë që të imponojë masa korrigjuese proporcionale (në sjellje dhe/ose strukturore) në rast të mosrespektimit të pragjeve? | Kjo variabël synon të vlerësojë nëse ligji po ofron sistem të përshtatshëm sanksionesh për rregullime specifike të sektorit, të tilla si: Refuzim të licencave shtesë;
| X | |||
5.4 | A përdoren me efikasitet këto fuqi sanksionuese/shtrënguese? | Këto pyetje synojnë të vlerësojnë efikasitetin e masave korrigjuese të ofruara nga rregulloret. Rrezik i ulët: Autoriteti përkatës i përdor me efikasitet fuqitë e veta sanksionuese në të gjitha rastet e rëndësishme Rrezik i mesëm: Fuqitë e autoritetit jo gjithmonë përdoren në të gjitha rastet e rëndësishme
| X | |||
5.5 | A mundet që një shkallë e lartë përqendrimi e pronësisë ndërsektoriale mes mediave të ndryshme të parandalohet përmes rregullave të bashkimit apo kontrollit për mbrojtjen e konkurrencës që marrin parasysh specifikat e sektorit të medias? | Për shembull, pronësia ndërsektoriale mund të parandalohet nga ligji për mbrojtjen e konkurrencës: - përmes ndërhyrjes së detyruar të autoritetit të medias në rastet e blerjes apo bashkimeve (për shembull, detyrimin e autoritetit të konkurrencës për të kërkuar këshillë nga autoriteti i medias); - nga mundësia për të rrëzuar miratimin e një përqendrimi nga autoriteti i konkurrencës për arsye të pluralizmit mediadik (ose interesit publik në përgjithësi); Edhe pse ligji nuk mbart parashikime specifike për median, ai nuk përjashton sektorin e medias nga fusha e vet e veprimit. | X | |||
5.6 | A ka një autoritet administrativ apo organ gjyqësor që aktivisht monitoron respektimin e këtyre rregullave dhe/ose dëgjon ankesa? (p.sh., autoriteti i medias apo i konkurrencës) | Kjo variabël synon të vlerësojë nëse ligji/rregulloret ofrojnë monitorimin e duhur dhe një sistem sanksionimi për rregullat kundër përqendrimit në shkallë të lartë të pronësisë ndërsektoriale të llojeve të ndryshme të medias përmes rregullave për mbrojtjen e konkurrencës që qeverisin blerjet/bashkimet. | X | |||
5.7 | A i jep ligji një fuqi sanksionuese/shtrënguese autoritetit për të imponuar masa proporcionale korrigjuese (në sjellje apo strukturore) në rastet e mosrespektimit të pragjeve? | Shembuj të fuqive shtrënguese/sanksionuese dhe masave korrigjuese: - bllokimi i një blerjeje apo bashkimi; - detyrimi për të krijuar dritare për programe të palëve të treta; - detyrimin për të lëshuar licenca/aktivitete në sektorë te tjerë të medias; - disinvestim. | X | |||
5.8 | A përdoren këto fuqi sanksionuese/shtrënguese me efikasitet? | Kjo pyetje synon të vlerësojë efikasitetin e masave korrigjuese të rregullores. Rrezik i ulët: autoriteti përkatës përdor me efikasitet fuqitë e veta sanksionuese në të gjitha rastet me rëndësi Rrezik i mesëm: fuqitë e autoritetit nuk përdoren në të gjitha rastet me rëndësi Rrezik i lartë: autoriteti përgjegjës nuk i përdor kurrë fuqitë e veta sanksionuese | X | |||
Total | 7 nga 8 |
Vlerësimi: 7 nga 8 (87.5%)
Transparenca e pronësisë
Rezultati: Rrezik i mesëm
Ky tregues synon të vlerësojë transparencën e të dhënave mbi përkatësitë politike të pronarëve të medias. Transparenca e pronësisë është një parakusht kyç për zbatimin e pluralizmit të medias.
Pse?
Shembulli ynë përfshin 11 stacione televizive, 5 radio, 5 gazeta dhe revista dhe 13 media online, në total 34 media. Në 91% të rasteve të dhënat ishin të disponueshme publikisht, d.m.th., gjenden në regjistrat publikë. Vetëm transmetuesi publik Radio Televizioni i Maqedonisë, i cili përfaqësohet në databazë me tre media (një radio dhe dy televizione), konsiderohet si transparent në mënyrë aktive. Stacionet e tij përbëjnë 9% të mediave në këtë databazë.
Të dhënat e pronësisë për 31 media ishin së paku të disponueshme përmes databazave të hapura në raportet vjetore të Agjencisë për Median Audio dhe Audiovizive dhe në Regjistrin Qendror. Ndryshe nga shumica e vendeve në rajon, regjistri i biznesit në Maqedoninë e Veriut nuk është i hapur për kërkime falas, kështu që të dhënat e marra duhet të paguhen. Ka një rregull përjashtues për gazetarët investigativë, të cilët mund të marrin të dhëna përmes kërkesave për të drejtë informimi.
Ndryshe nga shumica e mediave, Radio Televizioni i Maqedonisë, si transmetues publik, është i detyruar ligjërisht të publikojë raporte mbi punën e vet.
Informacioni mbi pronësinë e televizioneve, radiove dhe gazetave është i disponueshëm publikisht përmes regjistrit të medias të mbajtur nga Agjencia e Medias Audio dhe Audiovizuale. Përveç kësaj, agjencia publikon raport vjetor mbi pronësinë e medias, në të cilin publikohen se cilat kompani apo persona janë pas tyre.
Gjithsesi, agjencia nuk ka të dhëna të tilla për median online. Të dhënat mbi regjistrimin dhe, për rrjedhojë, informacioni se kush i ka në pronësi ato, mund të gjendet përmes databazës së MARNET – Rrjeti i Kërkimit Akademik të Maqedonisë, databazë që është e hapur dhe falas. Ky informacion është i vlefshëm vetëm për domain-et me prapashtesë .mk. Media online e regjistruar me domaine të tjerë nuk mund të gjurmohet aty.
Nuk ka kompani që në mënyrë aktive ka fshehur strukturën e pronësisë apo i ka bërë të dhënat të padisponueshme.
N° | I ULËR (1) | MESATAR (2) | I LARTË (3) |
---|---|---|---|
TRANSPARENCA | |||
6.1 | Si e vlerëson transparencën dhe aksesueshmërinë e të dhënave mbi pronësinë e medias? | ||
Të dhënat mbi pronarët e medias dhe lidhjet e tyre politike janë të disponueshme publikisht dhe transparente. (Transparencë aktive) Zgjidhe nëse është e vlefshme për >75 % të kampionit. |
Të dhënat mbi pronarët e medias dhe lidhjet e tyre politike zbulohen bazuar në investigimet e gazetarëve dhe aktivistëve të medias sipas kërkesës. (Transparencë pasive, të dhënat janë të disponueshme publikisht) Zgjidhe nëse është e vlefshme për >50% të kampionit.
| Të dhënat mbi përkatësitë politike të pronarëve të medias nuk janë të aksesueshëm lehtësisht dhe gazetarët investigativë apo aktivistët nuk ia kanë dalë të gjejnë këto të dhëna. (Të dhënat janë të padisponueshme, maskim aktiv) Zgjidhe nëse të dhënat janë të disponueshme për < 50% të kampionit.
|
Masa mbrojtëse rregullatore: transparenca e pronësisë
Rezultati: Rrezik i ulët
Ky tregues synon të vlerësojë ekzistencën dhe zbatimin efikas të parashikimeve të transparencës dhe publikimit në lidhje me pronësinë dhe/ose kontrollin e medias.
Pse?
Ligji Mbi Median (Neni 15) thotë se është detyrim i transmetuesit të ofrojë publicitet për operacionet e veta, konkretisht: drejt rregullatorit të medias (në mënyrë që nga 31 marsi i vitit aktual maksimumi, në një formular të posaçëm të përgatitur nga rregullatori, duhet të dorëzojë të dhëna mbi veprimtarinë e vitit të mëparshëm) dhe drejtpërsëdrejti për publikun (në mënyrë që së paku tre herë në vit në programin e tyre, në kohë kryesore, të publikojë të dhëna mbi pronësinë, redaksinë e lajmeve dhe burimet e financimit).
I njëjti nen përcakton që botuesit e shtypit janë të detyruar të botojnë të dhëna të pronësisë në së paku një gazetë të përditshme një herë në vit.
Detyrimi ligjor për të siguruar publicitet në operacione vlen për transmetuesit (televizionet dhe radiot) si dhe shtypin. Transmetuesit kanë detyrim të ofrojnë të dhëna te rregullatori i medias një herë në vit dhe për publikun, tre herë në vit. Botuesit duhet të publikojnë të dhëna për publikun një herë në vit. Mediat online janë të përjashtuara nga rregullimi.
N° | Parashikimet e transparencës | Përshkrimi | Po + | Jo - | NA | MD |
---|---|---|---|---|---|---|
7.1 | A përmban ligji kombëtar (mbi median apo mbi kompanitë apo mbi taksat...) detyrim për publikim dhe transparencë duke detyruar kompanitë mediatike të publikojnë strukturat e tyre të pronësisë në faqet e tyre të internetit apo në arkiva apo dokumente që janë të aksesueshme për publikun? | Synimi i kësaj pyetjeje është që të kontrollojë masat rregullatore të transparencës përkundrejt qytetarëve dhe publikut në përgjithësi. | 0.5 | |||
7.2 | A përmban ligji kombëtar (i medias, i kompanive apo i taksave...) detyrim për publikim dhe transparencë, të cilat detyrojnë kompanitë mediatike të raportojnë strukturën e pronësisë (dhe ndryshimet) te autoritetet publike (të tilla si autoriteti i medias)? | Synimi i kësaj pyetjeje është që të kontrollohen masat rregullatore për llogaridhënie dhe transparencë përkundrejt autoriteteve publike. | 1 | |||
7.3 | A ka një detyrim nga ligji kombëtar për të publikuar informacion të rëndësishëm pas çdo ndryshimi në strukturën e pronësisë? | Kjo pyetje synon të gjejë nëse ligji ofron rregulla për disponim publik të informacionit të saktë dhe të përditësuar mbi pronësinë e medias. Ky është një kusht për transparencë efektive. | 1 | |||
7.4 | A ka sanksione në rast të mosrespektimit të detyrimeve për publikim? | Kjo pyetje synon të gjejë nëse ligji mbi transparencën e pronësisë së medias mund të zbatohet përmes aplikimit të sanksioneve. | 1 | |||
7.5 | A sigurojnë këto detyrime që publiku të dijë se cili person fizik apo juridik me të vërtetë e ka nën pronësi apo e kontrollon kompaninë mediatike? | Synimi i kësaj pyetjeje është të gjejë efikasitetin e zbatimit të ligjit që merret me transparencën e pronësisë së medias dhe nëse ai ligj ia del të zbulojë pronarët e vërtetë të mediave. Rrezik i ulët: Të gjithë pronarët realë njihen nga publiku I mesëm: Disa pronarë janë ende të panjohur Rrezik i lartë: Pronarët realë janë ende të fshehtë | 1 | |||
Totali (Mesorja e nënindikatorëve L-e dhe L-I) | 4.5 nga 5 |
Kontrolli politik mbi mediat
Rezultati: Mesatar
Ky tregues vlerëson rrezikun e lidhjeve dhe kontrollit politik mbi pavarësinë editoriale të redaksive. Ai vlerëson gjithashtu nivelin e ndërhyrjeve nga aktorë të lidhur politikisht në punën e medias informative.
Pse?
8.1 dhe 8.2 Maqedonia e Veriut ka rregulla shumë strikte mbi përqendrimin e medias radiotelevizive, përfshirë mundësinë që partitë politike, figurat politike apo zyrtarët e zgjedhur a të emëruar të kenë nën pronësi media transmetuese. (Rregullat, sipas shumë personave, janë tepër kufizuese dhe në mënyrë aktive parandalojnë zhvillimin e mëtejshëm të tregut, veçanërisht në terma të konsolidimit për të rritur qëndrueshmërinë). Në të shkuarën ka pasur media nën pronësinë e udhëheqësve të partive të vogla politike dhe, me vendosjen e rregullave strikte në vitin 2005, pati një periudhë me pronarë fasadë në sektorin e transmetimeve, në përpjekje për të shmangur kufizimet e ndryshme apo konfliktin e interesit. Gjithsesi, kombinuar me rregullat mbi transparencën e pronësisë, si në radio ashtu edhe në televizion, rreziku ka qenë joekzistent. Kjo nuk do të thotë se media të caktuara nuk anojnë qartazi nga njëra apo tjetra parti politike. Në fakt, tendenca ka qenë e dukshme te televizionet kryesore për të ndryshuar përqasjet e tyre editoriale në ditën e zgjedhjeve, në varësi se si po ecte opozita në rezultat.
8.3 Shtypi ka qenë vetëm një pasmendim tashmë prej ca kohësh, duke humbur me shpejtësi rëndësinë, së paku në formën e vet fizike. Ka tregues se zgjatimet e tyre online mund të ruajnë një pjesë të ndikimit. Pronari i një prej të përditshmeve (Nova Makedonija) kishte ambicie politike dhe krijoi e drejtoi një parti politike, por këto ditë duket se i përkasin të shkuarës. Lidhjet ideologjike, ndonëse jo partiake, janë të dukshme në disa media.
8.4 Situata është shumë ndryshe në sektorin e medias informative online. Partitë kryesore politike të qeverisë dhe të opozitës kanë që të gjithë faqe lajmesh miqësore apo besnike dhe ato përdorin edhe faqet e internetit të partisë si faqe lajmesh njëfarësoj, për të promovuar qëndrimin e partisë dhe për të sulmuar kundërshtarët politikë. Një shembull dhe tregues se sa e përhapur është praktika në fjalë mund të gjendet në shpërndarjen e subvencionimeve shtetërore për fushatat reklamuese zgjedhore të partive politike, të cilat i japin të gjitha fondet që kanë në dispozicion për reklama online vetëm te faqet e internetit miqësore me to (disa prej të cilave janë krijuar vetëm pak muaj para zgjedhjeve, me këtë qëllim të veçantë në mendje.)
8.5 Pronësia është transparente dhe i nënshtrohet rregullave të rrepta ligjore (Ligji mbi Median dhe Ligji për Shërbimet Mediatike Audiovizuale) për median e transmetuar dhe shtypin, situata është shumë ndryshe për median online. Qëllon që lidhja politike apo pronësia reale e një faqeje interneti të jetë një “sekret publik”, por partitë politike dhe pronarët e faqeve të internetit drejtpërsëdrejti politike apo ideologjikisht të pozicionuara duket se bëjnë përpjekje të mëdha për të fshehur angazhimet e veta, zakonisht përmes pronarëve fasadë. Herë pas here, një “skandal” shfaqet në publik kur rrjete të tilla, të lidhura me një entitet të caktuar politik (parti, udhëheqës partie, zyrtar publik i zgjedhur, etj.) zbulohen dhe ekspozohen publikisht.
8.6 Rregulla strikte zbatohen për median audiovizive (si përqendrimi horizontal ashtu edhe ai vertikal është i ndaluar) dhe rregullat e transparencës zbatohen për shtypin. Situata në median online është shkak për shqetësim, siç u vërejt më sipër, dhe ka shumë presion për të bërë ligje për transparencën e pronësisë dhe për pozicionimin politik edhe në atë fushë.
8.7 Një pjesë e madhe e faqeve të lajmeve online mbulohet nga media të krijuara për të promovuar vijën e sulmit të partisë ndaj kundërshtarit (në qeveri apo në opozitë). Gjithsesi është e paqartë se sa ndikim real është i nevojshëm, për shkak se këto redaksi janë krijuar me personel të rekrutuar duke pasur këto objektiva në mendje.
8.8 Dokumentet e vetë-rregullimit të brendshëm, të tilla si statutet e redaksive apo standardet për mediat individuale, janë joekzistente në Maqedoninë e Veriut, me përjashtim të shërbimit të transmetuesit publik, MRT. Shumica e medias janë anëtarë, si entitete individuale apo përmes asociacioneve tregtare, te Këshilli i Etikës së Medias, i cili nuk ndërhyn në çështje të marrëdhënieve të brendshme të mediave me redaksitë. Shumica e mediave formalisht pranojnë Kodin e Etikës të Këshillit të Etikës në Media (së fundmi udhërrëfyesi etik u miratua posaçërisht për median online).
Rreziku: I mesëm ose i lartë
Vlerësimi: 1.88 (rrezik i mesëm)
N° | I ULËT (1) | MESATAR (2) | I LARTË (3) |
---|---|---|---|
POLITIZIMI I MEDIAVE | |||
8.1 | Cila është pjesa e mediave televizive nën pronësinë e entiteteve me lidhje politike? | ||
| Media që ka <30% të audiencës është nën pronësinë (e kontrolluar) nga një parti specifike politike, një politikan apo një grupim politik ose nga një pronar me lidhje politike specifike. | Media që ka <50% >30% të audiencës është nën pronësinë (e kontrolluar) nga një parti specifike politike, një politikan apo një grupim politik ose nga një pronar me lidhje politike specifike. | Media që ka >50% të audiencës është nën pronësinë (e kontrolluar) nga një parti specifike politike, një politikan apo një grupim politik ose nga një pronar me lidhje politike specifike. |
8.2 | Cila është pjesa e mediave radiofonike nën pronësinë e entiteteve me lidhje politike? | ||
I ULËT (1) | Media që ka <30% të audiencës është nën pronësinë (e kontrolluar) nga një parti specifike politike, një politikan apo një grupim politik ose nga një pronar me lidhje politike specifike. | Media që ka <50% >30% të audiencës është nën pronësinë (e kontrolluar) nga një parti specifike politike, një politikan apo një grupim politik ose nga një pronar me lidhje politike specifike. | Media që ka >50% të audiencës është nën pronësinë (e kontrolluar) nga një parti specifike politike, një politikan apo një grupim politik ose nga një pronar me lidhje politike specifike. |
8.3 | Cila është pjesa e gazetave nën pronësinë e entiteteve me lidhje politike? | ||
I ULËT (1) | Gazetat që kanë <30% të lexuesve janë nën pronësinë (e kontrolluar) nga një parti specifike politike, një politikan apo një grupim politik ose nga një pronar me lidhje politike specifike. | Gazetat që kanë <50% >30% të lexuesve janë nën pronësinë (e kontrolluar) nga një parti specifike politike, një politikan apo një grupim politik ose nga një pronar me lidhje politike specifike. | Gazetat që kanë >50% të lexuesve janë nën pronësinë (e kontrolluar) nga një parti specifike politike, një politikan apo një grupim politik ose nga një pronar me lidhje politike specifike. |
8.4 | Cila është pjesa e mediave online nën pronësinë e entiteteve me lidhje politike? | ||
MESATAR (2) | Media që ka <30% të audiencës është nën pronësinë (e kontrolluar) nga një parti specifike politike, një politikan apo një grupim politik ose nga një pronar me lidhje politike specifike.. | Media që ka <50% >30% të audiencës është nën pronësinë (e kontrolluar) nga një parti specifike politike, një politikan apo një grupim politik ose nga një pronar me lidhje politike specifike. | Media që ka >50% të audiencës është nën pronësinë (e kontrolluar) nga një parti specifike politike, një politikan apo një grupim politik ose nga një pronar me lidhje politike specifike. |
8.5 | Në çfarë masa pronësia e lidhur politikisht është transparente? | ||
I LARTË (3) | Ka vetëm lidhje të kufizuara politike në pronësinë e medias së vendit dhe në të gjitha rastet pronarët dhe interesat e tyre janë të ditura publikisht. | Shumica e mediave informative të kontrolluara politikisht janë transparente mbi pronësinë dhe interesat e tyre të lidhura. | Shumcia e mediave të kontrolluara politikisht mbajnë sekret pronësinë dhe interesat e tyre. |
8.6 | A ka ligje që rregullojnë konfliktin e interesit mes pronësisë së medias dhe partive politike, grupeve partizane, anëtarët e partive apo mbajtësve të posteve publike dhe të afërmve të tyre? | ||
MESATAR (2) | Ka një rregull të qartë dhe efikas që vë në dukje papërputhshmërinë e postit politik (në nivel vendor, rajonal apo kombëtar) me pronësinë e medias dhe kërkon transparencë në rastet e pozicioneve të tjera politike. | Ka rregulla, por ato mbulojnë vetëm disa grupime të caktuara të lidhura politikisht (në mënyrë efikase). | Nuk ka rregulla ose rregullat nuk zbatohen me efikasitet. |
8.7 | A ndërhyjnë në mënyrë sistematike pronarët partizanë apo interesat e tjera politike në autonominë editoriale të redaksisë së lajmeve? | ||
I LARTË (3) | Të dhënat e disponueshme sugjerojnë shumë pak ose aspak përpjekje për të ndërhyrë në autonominë editoriale. | Provat e disponueshme sugjerojnë ndërhyrje të herëpashershme ose një farë niveli vetëcensure në redaksi. | Të dhënat e disponueshme sugjerojnë ndërhyrje sistemike në autonominë editoriale, e cila mundet ose mundet të mos jetë e shoqëruar me vetëcensurë në redaksi. |
8.8 | Në çfarë përmasash pavarësia editoriale garantohet në statutet e redaksive apo në mekanizmat vetërregullues? | ||
MEDIUM | Shumica e mediave në vend garanton pavarësinë editoriale në statutet e veta ose i nënshtrohen kodeve vetërregulluese që e bëjnë këtë. | Shumica e mediave prestigjioze informative në vend garantojnë pavarësinë editoriale në statutet e tyre, ose i nënshtrohen kodeve vetërregulluese që e bëjnë këtë. | As statutet editoriale dhe as ato vetërregulluese nuk përmendin pavarësinë editoriale, ose udhërrëfyesit nuk respektohen nga redaksitë. |
Kontrolli Politik mbi Infrastrukturen e Medias
Resultati: Rrezik i ulët
Ky tregues vlerëson kontrollin politik mbi shtresat e rëndësishme infrastrukturore në shpërndarje, si dhe në vlerën dhe zinxhirin e furnizimit të përmbajtjes mediatike. Ai vlerëson gjithashtu nivelin e diskriminimit në favor të mediave të pozicionuara politikisht në rrjetet e shpërndarjes. Elementët infrastrukturorë në shumicën e rasteve janë nën pronësi private dhe aksesi në ta sigurohet për publikuesit e lajmeve përkundrejt tarifës.
Pse?
9.1 Numri i kopjeve fizike dhe si zgjatim i kësaj, numri i kopjeve të shitura, ka rënë poshtë çfarëdolloj niveli qëndrueshmërie (të katër gazetat kryesore, për shembull, tashmë shtypin në total rreth 15 mijë kopje në ditë). Shpërndarja tashmë kalon përmes një numri të vogël shitësish të pavarur (agjentë gazetash, dyqane cigaresh, të cilat vijojnë të jenë të interesuara të mbajnë gazetat) dhe në disa rrjete supermarketesh. Ndërsa në të shkuarën ka pasur raste rrjetesh supermarketesh (me pronësi të pozicionuar politikisht) që refuzonin të shpërndanin gazeta kritike ndaj qeverisë, nuk ka të dhëna që praktika të tilla po të ngjashme të ekzistojnë sot. Duhet të vihet re se një e përditshme në gjuhën shqipe nuk shpërndahet në zonat pa popullsi shqiptare, megjithëse ajo e pozicionon veten si gazetë me mbulim kombëtar.
9.2 Transmetuesit radiofonikë kombëtarë transmetojnë programet e tyre duke përdorur shërbimet e sipërmarrjes publike “Transmetimet e Maqedonisë” (PEMB). Ndërsa ka shumë ankesa mbi tarifën vjetore që stacionet radiofonike paguajnë te PEMB për përdorimin e antenave dhe mirëmbajtjen e rrjetit, tarifa që konsiderohen deri të papërballueshme, nuk ka tregues apo raste konkrete në të cilat PEMB ka ndërmarrë ndonjë veprim diskriminues kundër një transmetuesi individual apo një grupi transmetuesish. Stacionet radiofonike vendore zakonisht përdorin antenat e veta për të transmetuar programe në zonat e tyre të mbulimit.
9.3 Stacionet televizive digjitale tokësore shpërndahen përmes dy multiplekseve digjitale, të operuara nga kompania e telekomunikacioneve A1 Macedonia, e cila është nën pronësi të huaj të A1 Telecom Austria Group. Shërbimi i transmetimit publik ka dy multiplekse të dedikuara për programet e veta. Duhet të vihet re se më pak se 4% e popullsisë akseson përmbajtjen televizive përmes antenave ajrore dhe shumica dërrmuese, mbi 90 për qind, e akseson përmes shërbimeve kabllore apo IPTV. Ka dy rrjete kabllore të mëdha. A1 është nën pronësinë e A1 Telecom Austria, ndërsa Telekabel është nën pronësinë e një shtetasi maqedonas. Ofruesi kryesor i IPTV-së, Makedonski Telekom, është në shumicë nën pronësinë e Magyar Telecom (pjesë e Deutsche Telecom Group); qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nën pronësi 34.81 për qind të aksioneve. Një shërbim DVB-S, Total TV, është nën pronësinë e kompanisë serbe United Group. Transmetuesit televizivë tokësorë (veçanërisht ata me licencë për mbulim kombëtar) kanë qenë në një konflikt të gjatë me ofruesit kabllorë dhe të IPTV-së, konflikt që lidhej me të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me ritransmetimin e shërbimeve të tyre programatike, ndërsa kanë refuzuar mundësinë që operatorët kabllorë të zgjedhin të mos i transmetojnë ato. Nuk ka raste madhore të veprimeve diskriminuese me motive politike në shërbimet e shpërndarjes.
9.4 Kompanitë e mëdha të telekomunikacionit (Macedonian Telekom, A1 dhe Telekabel) janë njëkohësisht ofruesit kryesorë të shërbimit të internetit, me shumë kompani të tjera më të vogla që operojnë në treg. Nuk ka pasur raste veprimesh diskriminuese të motivuara politikisht apo për motive të tjera kundër ndonjë medie.
9.5 Ndërsa tregu maqedonas i reklamave ka shumë probleme (shpenzimet e disponueshme për reklama nuk janë mjaftueshëm të larta për të mbajtur skenën mediatike të mbingjeshur me operatorë, keqkuptimet e zakonshme të vetë parimeve mbi të cilat funksionon industria e reklamave, ndryshimi i rrethanave të shkaktuara nga çrregullimi digjital, etj.) nuk ka prova, as anektodale, të veprimeve të agjencive të reklamave kundër mediave të pavarura apo diskriminim të këtyre mediave nga agjencitë. Për shkak të një lufte çmimesh që shpërtheu mes transmetuesve kryesorë nga fundi i viteve 2000, agjencitë kanë fituar një pozicion dominues në tregun e reklamave. Vendimet për shpenzimin e buxheteve reklamuese janë ndërmarrë në bashkëveprim me reklamuesit dhe agjencitë thonë se ata kanë dëgjuar dëshirat specifike të reklamuesve në këtë drejtim. Ka të dhëna anektodike që sugjerojnë se reklamuesit të mëdhenj kanë qenë ngurrues në shpenzimin e parave të tyre të reklamave në përmbajtjet e lajmeve politike, duke parapëlqyer programet e dëfrimit. Një tendencë tjetër e vjetër është që reklamuesit të zgjedhin të shpërndajnë buxhetin e tyre të reklamave në një mënyrë që të sigurohen se ata do të shpërndajnë shpenzimet në sa më shumë platforma apo lojtarë që të jetë e mundshme, me qëllim që të shmangin akuzat për favorizim të entiteteve të caktuara për arsye politike apo për arsye të tjera.
9.6 Matja e audiencës në transmetime në Maqedoninë e Veriut është përballur gjithmonë me të njëjtat shqetësime dhe akuza për mungesë transparence, për favorizim apo diskriminim kundër aktorëve të caktuar në skenë. Sistemi aktual i vlerësimit të televizioneve u caktua në vitin 2013 përmes Ligjit për Shërbimet Mediatike Audiovizuale, nën të cilin, një komitet i përbashkët i industrisë u krijua dhe kompania Nielsen u zgjodh për të kryer matjen e audiencës. Sistemi favorizon transmetuesit tokësorë (ose diskriminon ata kabllorë apo satelitorë) dhe aktualisht mat audiencën e vetëm pesë televizioneve kombëtare tokësore. Edhe këta nuk janë të kënaqur me raportimet dhe vazhdimisht ka ankesa kundrejt Nielsen me aludime për deformim të gjetjeve në favor të transmetuesve televizivë. Është i nevojshëm një sistem i ri, i cili duhet të mbulojë shumicën e lojtarëve në treg dhe që të bazohet në të njëjtin parim (vetë-rregullues) me një komitet të përbashkët të industrisë. Autoriteti rregullues audioviziv mbështetet në vrojtimet e opinionit publik si metodologji për matjen e audiencës në raportet e veta tremujore dhe vjetore për të gjithë transmetuesit e tjerë me përjashtim të rrjeteve DVB-T. Edhe kjo metodologji nuk konsiderohet shumë e besueshme, megjithëse ofron një informacion më të përgjithshëm në sjelljen dhe preferencat e audiencës. Deri tani, dihet se ofruesi kryesor IPTV, Makedonski Telekom, ka një sistem të brendshëm të aftë për të dhënë shifrat në kohë reale të asaj se çfarë po shohin shikuesit në çdo kohë të caktuar, por këto shifra nuk janë publike. Nuk ka të dhëna se ndonjë nga këto shërbime diskriminon për arsye politike. Për platformat e tjera mediatike, shtypi i trajton shifrat e shitjeve si një sekret i ruajtur fort; media online mbështetet më së shumti në shërbime të tilla si Google Analytics dhe përpjekje në të shkuarën për matje të vërtetë dhe të pavarur të audiencës kanë dështuar, shpesh për arsye politike, duke pasur në mendje polarizimin e skenës përgjatë ravijëzimeve politike.
Vlerësimi: 8/6 = 1.33 rrezik i ulët
N° | I ULËT (1) | MESATAR (2) | I LARTË (3) |
KONTROLLI POLITIK MBI INFRASTRUKTURËN | |||
9.1 | Si e vlerëson sjelljen e rrjeteve kryesore të shpërndarjes së shtypit? | ||
I ULËT (1) | Rrjetet kryesore të shpërndarjes nuk janë të lidhura politikisht dhe as nuk ndërmarrin veprime diskriminuese. | Së paku një nga rrjetet kryesore të shpërndarjes është i pozicionuar politikisht ose ndërmerr veprime diskriminuese herë pas here. | Të gjitha rrjetet kryesore të shpërndarjes janë të lidhur politikisht dhe kanë një histori të veprimeve diskriminuese të përsëritura. |
9.2 | Si e vlerëson sjelljen e rrjeteve kryesore të shpërndarjes së radiove? | ||
I ULËT (1) | Rrjetet kryesore të shpërndarjes nuk janë të lidhura politikisht dhe as nuk ndërmarrin veprime diskriminuese. | Së paku një nga rrjetet kryesore të shpërndarjes është i pozicionuar politikisht ose ndërmerr veprime diskriminuese herë pas here. | Të gjitha rrjetet kryesore të shpërndarjes janë të lidhur politikisht dhe kanë një histori të veprimeve diskriminuese të përsëritura. |
9.3 | Si e vlerëson sjelljen e rrjeteve kryesore të shpërndarjes së televizioneve? | ||
I ULËT (1) | Rrjetet kryesore të shpërndarjes nuk janë të lidhura politikisht dhe as nuk ndërmarrin veprime diskriminuese. | Së paku një nga rrjetet kryesore të shpërndarjes është i pozicionuar politikisht ose ndërmerr veprime diskriminuese herë pas here. | Të gjitha rrjetet kryesore të shpërndarjes janë të lidhur politikisht dhe kanë një histori të veprimeve diskriminuese të përsëritura. |
9.4 | Si e vlerëson sjelljen e rrjeteve kryesore të shpërndarjes së internetit? | ||
I ULËT (1) | Rrjetet kryesore të shpërndarjes nuk janë të lidhura politikisht dhe as nuk ndërmarrin veprime diskriminuese. | Së paku një nga rrjetet kryesore të shpërndarjes është i pozicionuar politikisht ose ndërmerr veprime diskriminuese herë pas here. | Të gjitha rrjetet kryesore të shpërndarjes janë të lidhur politikisht dhe kanë një histori të veprimeve diskriminuese të përsëritura. |
9.5 | Si e vlerëson sjelljen e ofruesve kryesorë të shërbimit në tregun e reklamave? | ||
I ULËT (1) | Nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se kompanitë kryesore të reklamave/shitjeve të përdorin masa diskriminuese kundër medias së pavarur. | Së paku një nga agjencitë kryesore komerciale të reklamave apo shitjeve përdor masa diskriminuese kundër medias së pavarur për shkak të lidhjeve politike (pavarësisht se media ka audiencë të konsiderueshme). | Media e pavarur nuk ka akses në agjencitë e reklamave/shitjeve për shkak se këto diskriminojnë kundër medias së pavarur si rrjedhojë e pozicionimeve te tyre politike (pavarësisht se media ka audiencë të konsiderueshme.) |
9.6 | Si mund ta vlerësosh sjelljen e shërbimeve kryesore të matjes së audiencës? | ||
I LARTË (3) | Shërbimet e matjes së audiencës janë në praktikë të disponueshme për të gjithë lojtarët kryesorë në treg dhe i nënshtrohen standardeve të industrisë; transparencë, mosdiskriminim, proporcionalitet, objektivitet dhe gjithëpërfshirje të metodologjisë dhe shërbimi është i garantuar. | Së paku një nga shërbimet kryesore të matjes së audiencës ngre shqetësime në lidhje me transparencën, mosdiskriminimin, proporcionalitetin, objektivitetin dhe/se gjithëpërfshirjen. | Të gjitha shërbimet kryesore të matjes së audiencës ngrenë shqetësime në lidhje me transprarencën, mosdiskriminimin, proporcionalitetin, objektivitetin dhe/se gjithëpërfshirjen. |
Kontrolli shtetëror mbi burimet e medias
Vlerësimi: Rrezik i mesëm
Ky tregues vlerëson ndikimin që ka shteti mbi funksionimin e tregut të medias, përmes kontrollit mbi fondet publike apo burimet, me një theks mbi rrezikun e diskriminimit në shpërndarjen e mbështetjes apo reklamave shtetërore. Diskriminimi mund të reflektohet në favorizim drejt partive politike apo palëve të lidhura me partitë politike në qeveri ose përmes penalizimit të medias që kritikon qeverinë.
10.1 dhe 10.2 Aktualisht reklama shtetërore është e ndaluar për transmetuesit. Ka një numër provash që tregojnë se njësitë e vetëqeverisjes vendore ia dalin të drejtojnë fonde drejt medias lokale (me motive politike për të promovuar punën e administratorëve vendorë), por jo në formën e reklamave klasike (ngjajnë më shumë si sponsorizime, blerje hapësire, për shembull, për transmetime në kohë reale nga seancat e këshilleve vendore dhe aktivitete të tjera të administratës vendore). Shteti (qeveria, shteti dhe institucionet publike, sipërmarrjet publike, etj.,) nuk munden të bëjnë blerje në televizione apo radio dhe janë të kufizuara te reklamat në median digjitale si dhe në shtyp. Në këtë kohë në parlament ka një ligj që synon të rikthejë mundësinë që qeveria dhe institucionet shtetërore të bëjnë blerje në mediat audiovizive. Gjithsesi, zgjidhjet aktuale që ofrojnë mund ta bëjnë atë një ligj që themelon një sistem subvencionimesh indirekte për median e transmetuar. Ndërsa rregullat mund të jenë transparente, ligji nuk merr me të vërtetë parasysh mënyrën e funksionimit të industrisë së reklamave, të tilla si përmasat apo demografia e audiencës së medias së transmetuar, por vendos një sistem strikt të shpërndarjes së detyruar të financimeve që duhet të caktohen nga buxheti i shtetit dhe buxhetet e njësive të vetëqeverisjes vendore, në mënyrë lineare. Edhe se sa të drejta janë këto rregulla të propozuara është çështje e debatueshme, duke pasur parasysh faktin që skema e propozuar favorizon transmetuesit kombëtarë në DVB-T, të cilët marrin një pjesë të stërmadhe të skemës së propozuar të financimit (65 për qind do të shkojnë te pesë televizionet më të mëdha).
10.3 dhe 10.4 Aktualisht shteti nuk mund të blejë kohë reklamimi në trasmetuesit televizivë. Gjithsesi, nëse ndryshimet e propozuara në Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale miratohen, këto reklama do të arrijnë mes 25 dhe 30 për qind të tregut total të reklamave televizive prej 16 milionë, sipas të ardhurave të raportuara nga reklamat për televizionet në raportin vjetor të tregut të transmetimeve të përgatitur nga organi rregullator audiovizual.
10.5 Nuk ka të dhëna të disponueshme mbi pjesën e reklamave shtetërore në raport me tregun total të reklamave të gazetave. Në anën tjetër, gazetat e shtypura (në formën e tyre fizike) varen pothuajse tërësisht nga subvencionimet e tërthorta shtetërore, njoftimet publike me detyrim (thirrje publike, njoftime garash, tenderësh, njoftime gjykate apo noteriale apo njoftime të përmbaruesve), të cilat ata e trajtuan si një treg reklamash konkurruese ku u përjetua edhe një lloj lufte çmimesh gjatë viteve që kur u vendos ligjërisht.
10.6 Nuk ka të dhëna as nga tregu i medias online. Por duke ditur se të gjitha partitë politike kanë “flotat” e tyre të faqeve me lajme në internet (mjete propagande) dhe faktin se ndryshe nga reklamat televizive, shteti mund të angazhohet në blerjen në mediat online, vlerësimet variojnë, me siguri mbi 10% për së paku disa nga mediat online. Si një ilustrim, ne mund të konsiderojmë sjelljen e partive politike gjatë fushatave zgjedhore (blerjet e tyre në media për reklamat e fushatës politike, të cilat subvencionohen tërësisht nga buxheti i shtetit) kur ato më së shumti shpenzojnë shumat që u janë caktuar vetëm në reklama te faqet e lajmeve “miqësore” apo të lidhura me to. Me raste, publikohen shifrat mbi shpenzimet e qeverisë në reklamimin në platformat e mëdha të teknologjisë, kryesisht Facebook.
10.7 Subvencionimet e drejtpërdrejta aktualisht janë të disponueshme vetëm për median e shtypur: 50% e kostos së shtypjes dhe shpërndarjes u paguhet botuesve përkundrejt faturave. Rregullat janë të qarta dhe transparente dhe nuk ka të dhëna apo ankesa që të sugjerojnë procesim të padrejtë apo të parregullt të subvencionimeve të drejtpërdrejta.
10.8 Subvencionimet jo të drejtpërdrejta janë gjithashtu të disponueshme, siç u vërejt edhe më sipër, për median e shkruar, në formën e njoftimeve publike të detyrueshme, detyrimet ligjore për të gjitha institucionet publike që të publikojnë njoftimet e tenderëve, thirrjeve publike dhe garave, njoftimeve nga sistemi i drejtësisë, njoftimet përmbarimore apo noteriale, etj. në së paku një të përditshme në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën shqipe. Njoftimet e detyrueshme publike përbëjnë, sipas disa vlerësimeve, deri në 95% të të ardhurave të gazetave të përditshme. Mes tre të përditshmeve të botuara në gjuhën maqedonase, ato trajtohen si reklama komerciale me konkurrencë të rreptë me çmime për të tërhequr njoftuesit. Media e shtypur është gjithashtu subjekt i një lehtësimi fiskal (ka normë të privilegjuar të TVSH-së). Të dyja format e subvencionimeve indirekte janë të rregulluara me ligj.
10.9 Agjencia kombëtare e lajmeve MIA është krijuar si një kompani aksionere (shteti është pronari i vetëm). Ajo ofron lajme dhe përmbajtje me bazë komerciale dhe të njëjtat rregulla dhe çmime (për paketa të ndryshme) zbatohen për të gjithë klientët. Tregu mediatik i mbingjeshur dhe i paqëndrueshëm ka si shqetësim kryesor që shumë media, veçanërisht ato online, nuk janë në gjendje të përballojnë shërbimet e MIA-s, të cilat në të shkuarën kanë sjellë praktikë të gjithë përhapur të “vjedhjes” dhe “plagjiarizimit” të shërbimeve të saj. Së fundmi, të dhënat anektodike të ardhura nga menaxhmenti sugjerojnë se ata po e trajtojnë problemin shumë ngadalë.
10.10 Që nga heqja e tarifës së transmetimit që u faturohej familjeve deri në vitin 2017 dhe lëvizjes drejt financimit të transmetuesit të shërbimit publik nga buxheti i shtetit (80% e 1% të totalit të të ardhurave nga taksat të buxhetit të shtetit të vitit të kaluar), financimi i shërbimeve të transmetuesit publik MRT ka qenë as i mjaftueshëm dhe as i pavarur. (Në fakt, MRT-ja ka vuajtur që nga fillimi nga të qenit i nënvlerësuar dhe i nënfinancuar për pjesën më të madhe të mbi tridhjetë viteve që nga pavarësia e vendit). Përgjatë pesë viteve të fundit, ai nuk ka marrë kurrë më shumë se 0.57% të financimeve që duhej të merrte, për shkak të vendimit të Ministrisë së Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës (e cila vendos ndarjen e buxhetit për MRT-në).
10.11 Rregullat mbi emërimin e organit mbikëqyrës dhe atij menaxhues në transmetuesin e shërbimit publik MRT (Këshilli i Programacionit dhe Drejtori i Përgjithshëm respektivisht), u ndryshuan në vitin 2018. Këshilli i Programacionit emërohet nga parlamenti dhe pragu i votës u rrit nga absolutja (50% e të gjithë deputetëve plus një) te shumica e cilësuar e dy të tretave. Ndërsa ideja ishte që të sigurohej një konsensus më i madh mbi emrat që mund të emërohen, duke supozuar se kjo do t’i hapte dyert individëve më të pavarur, të palidhur me partitë politike, efekti që pati ishte që partitë politike tani kanë një mekanizëm për pazar politik. Kombinuar kjo me faktin që shumica e dy të tretave është shumë e vështirë të sigurohet nën sistemin proporcional elektoral, kjo ka sjellë në situatën që përbërja e vjetër e Këshillit të Programacionit (por edhe Këshilli i AVMU, rregullatori audiovizual), kanë kryer detyrat e tyre si anëtarë pa mandat (mandatet e tyre kanë mbaruar në fund të vitit 2021) dhe do të mbeten në këtë pozicion deri sa një Këshill Programacioni i ri të emërohet nga parlamenti. Pa ndryshime ligjore për të krijuar një zgjidhje, e cila mund të jetë më pak largpamëse, por më shumë praktike në skenën politike shumë të polarizuar në vend, emërimet e reja janë të pagjasa, së paku deri pas zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për pranverën e vitin 2024. Deri tani, partitë politike në parlament, veçanërisht ato në opozitë, kanë këmbëngulur në sigurimin e përfaqësimit të anëtarëve besnikë të partisë në këto organe.
N° | I ULËT (1) | MESATAR (2) | I LARTË (3) |
10.1 | A shpërndahet reklama shtetërore për median në proporcion me audiencën? | ||
Mesatar(2) | Reklama shtetërore shpërndahet te media në mënyrë relativisht proporcionale me audiencën. | Reklama shtetërore shpërndahet në media në mënyrë disproporcionale (në raport me audiencën) | Reklama shtetërore i shpërndahet në mënyrë ekskluzive pak mediave, të cilat nuk përfaqësojnë të gjitha mediat kryesore në vend. |
10.2 | Si i vlerësoni rregullat mbi ndarjen e reklamave shtetërore? | ||
Mesatar(2) | Reklama shtetërore ndahet te mediat bazuar në rregulla të ndershme dhe transparente. | Reklama shtetërore ndahet në media bazuar në një set rregullash por është e paqartë nëse ato janë të ndershme dhe transparente. | Nuk ka rregulla në lidhje me shpërndarjen e reklamave shtetërore për mediat ose ato rregulla nuk janë transparente dhe/ose të drejta. |
RËNDËSIA E REKLAMAVE SHTETËRORE (Merr mesataren e 10.3-10.6) - 10.3-10.6 llogarite si një pyetje (pesha 1) | |||
Cila është pjesa e reklamave shtetërore në tregun e përgjithshëm të reklamave televizive në vend I ULËT (1) VLERA: | |||
Pjesa e reklamave shtetërore është <5% e tregut të përgjithshëm | Pjesa e reklamave shtetërore është 5%-10% e tregut të përgjithshëm. | Pjesa e reklamave shtetërore është > 10% e tregut të përgjithshëm. | |
10.4 | Cila është pjesa e reklamave shtetërore në tregun e përgjithshëm të reklamave në radio? I ULËT (1) VLERA: | ||
Pjesa e reklamave shtetërore është <5% e tregut të përgjithshëm. | Pjesa e reklamave shtetërore është 5%-10% e tregut të përgjithshëm. | Pjesa e reklamave shtetërore është > 10% e tregut të përgjithshëm. | |
10.5 | Cila është pjesa e reklamave shtetërore në tregun e përgjithshëm të reklamave te gazetat? MD VLERA: | ||
Pjesa e reklamave shtetërore është <5% e tregut të përgjithshëm. | Pjesa e reklamave shtetërore është 5%-10% e tregut të përgjithshëm. | Pjesa e reklamave shtetërore është > 10% e tregut të përgjithshëm. | |
10.6 | Cila është pjesa e reklamave shtetërore në tregun e përgjithshëm të reklamave në median online (pa sasitë e shpenzuara te ndërmjetësit e lajmeve)? MD – nuk ka të dhëna të disponueshme. VLERA: | ||
Pjesa e reklamave shtetërore është <5% e tregut të përgjithshëm. | Pjesa e reklamave shtetërore është 5%-10% e tregut të përgjithshëm. | Pjesa e reklamave shtetërore është > 10% e tregut të përgjithshëm. | |
Mesatarja për 10.3-10.5 është 2 (1+1+3+3) | |||
MBËSHTETJA E SHTETIT | |||
10.7 | A shpërndahet në mënyrë të ndershme dhe transparente mbështetja financiare e drejtpërdrejtë, mbështetur mbi rregulla të qarta? I ULËT (1) | ||
Ka rregulla të qarta mbi shpërndarjen e subvencionimeve të drejtpërdrejta shtetërore dhe, në praktikë, subvencionimet shpërndahen në mënyrë të drejtë (kriteri mund të mos jetë vetëm i bazuar te pjesët e tregut por edhe te përmbajtja me interes më të lartë publik, përmbajtja për bashkësitë me shërbime të mangëta, nevoja për inovacion, etj.) | Rregullat mbi ndarjen e subvencionimeve të drejtpërdrejta shtetërore ose nuk janë të qarta ose procesi i caktimit nuk ka transparencë të mjaftueshme ose shfaq shenja të anësisë politike. | Nuk ka rregulla mbi ndarjen e subvencionimeve të drejtpërdrejta shtetërore dhe/ose ndarja e subvencionimeve është opake dhe/ose qartazi diskriminuese. | |
10.8 | A shpërndahet ndihma financiare indirekte në mënyrë të drejtë, transparente dhe mbështetur në rregulla të qarta? I ULËT (1) | ||
Ka rregulla të qarta mbi ndarjen e subvencionimeve indirekte shtetërore dhe, në praktikë, aksesi në subvencionimet indirekte është transparent dhe i drejtë. | Rregullat mbi ndarjen e subvencionimeve indirekte shtetërore ose janë të paqarta ose procesi i ndarjes ka mangësi në transparentë apo shfaq shenja anësie politike. | Nuk ka rregulla mbi ndarjen e subvencionimeve indirekte shtetërore dhe/ose ndarja e subvencionimeve indirekte është opake dhe/ose qartazi diskriminuese. | |
10.9 | A kanë të gjithë mediat akses në agjencinë e lajmeve me financime shtetërore dhe a marrin ata përmbajtje cilësore dhe me rëndësi për produksionin e tyre informativ? I ULËT (1) | ||
Ka një agjenci lajmesh me financim shtetëror në vend që është e aksesueshme për të gjithë mediat nën të njëjtat kritere (të drejta), që ofron informacion objektiv dhe me burime të mira. | Ka shqetësime në lidhje me aksesin te agjencia e lajmeve me financim shtetëror ose anësi të mundshme në përmbajtjen e ofruar. | Aksesi te agjencia e lajmeve nën pronësi shtetërore shkakton barrë të panevojshme për disa media dhe/ose përmbajtja e saj është e njëanshme. | |
10.10 | A e konsideroni financimin e PSM-së si të pavarur dhe të mjaftueshme? I LARTË (3) | ||
Financimi i PSM-së është i përshtatshëm, pa shkaktuar çrregullime në konkurrencë me median private dhe procesi përfshin garanci të mjaftueshme kundër varësisë politike (p.sh., përmes tarifave të licencimit)? | Financimi i PSM-së është i pamjaftueshëm dhe mund të çrregullojë konkurrencën me median private; dhe procesi i financimit mund të lejojë varësi politike? | Financimi është i pamjaftueshëm në atë masë sa gazetaria cilësore nuk është e mundur ose është e vështirë dhe/ose procesi i financimit është dukshëm nën kontroll politik. | |
10.11 | Si e vlerëson pavarësinë e procesit të emërimit dhe shkarkimit të menaxhimit të PSM-së? I LARTË (3) | ||
Ka rregulla të qarta mbi emërimin dhe shkarkimin e menaxhmentit të PSM-së, pavarësia nga aktorët politikë është e garantuar; dhe në praktikë emërimet dhe shkarkimet ndërmerren në bazë të konsideratave profesionale. | Rregullat e emërimit dhe shkarkimit të menaxhmentit të PSM-së mund të lejojnë një shkallë ndikimi politik dhe/ose praktika e emërimit dhe shkarkimit shfaq shenja anësie. | Rregullat mbi emërimin dhe shkarkimin e menaxhmentit të PSM-së dukshëm lejojnë ndikim politik dhe/ose emërime dhe/ose shkarkime që janë dukshëm të motivuara politikisht. |
Masa rregullatore mbrojtëse: Neutraliteti i rrjetit
Rreziku: Mesatar
Parimi i neutralitetit të rrjetit është që të gjitha të dhënat që qarkullojnë në rrjet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe jo diskriminuese ose duke mos tarifuar në mënyra të ndryshme përdoruesit, përmbajtjet, faqet e internetit apo aplikacionet. Mbrojtja e neutralitetit të rrjetit është me rëndësi thelbësore për të ruajtur larminë e medias për shkak se kjo garanton aftësi të barabartë për të aksesuar dhe shpërndarë informacion, opinione, perspektiva, etj., online, gjë që është thelbësore për larmi mediatike. Ky tregues synon të përshkruajë panoramën e rregulimeve ligjore mbi neutralitetin e rrjetit si dhe mekanizmat specifikë rregullatorë që trajtojnë neutralitetin e rrjetit.
Pse?
Rregullorja e BE-së mbi neutralitetin e rrjetit nuk është transpozuar ende te Ligji për Komunikimet Elektronike në Maqedoninë e Veriut. Gjithsesi, neutraliteti i rrjetit është i rregulluar deri në një farë mase në mënyrë indirekte në Librin e Rregullave të miratuar nga Agjencia për Komunikimet Elektronike (AEK) në vitin 2015, bazuar në Nenin 108 të ligjit që lidhet me detyrimin e operatorëve të rrjeteve publike për të pasur transparencë dhe për të publikuar informacion.
Libri i Rregullave, i miratuar nga agjencia, në Nenin 2 (përkufizime), përcakton neutralitetin e rrjetit si “...një parim, në bazë të së cilit, trafiku në internet trajtohet në mënyrë të barabartë, pa diskriminim, kufizime apo pengesa pavarësisht (1) entitetit që dërgon dhe merr të dhëna, (2) llojit të përmbajtjes së të dhënave, (3) llojit të shërbimit apo aplikacionit që përdoret.”
Më tutje, Neni 4 i Librit të Rregullave cakton parimet bazë të neutralitetit të rrjetit: (1) Operatorët që ofrojnë akses në internet duhet të ndërmarrin rregulla për të siguruar respektimin e parimit të neutralitetit të rrjetit. (2) Operatorët që ofrojnë akses në internet nuk duhet të përdorin masa për menaxhimin e trafikut, të cilat mund të bllokojnë, reduktojnë shkallën e qarkullimit, modifikojnë, degradojnë apo diskriminojnë kundër ndonjë përmbajtjeje, aplikimi apo shërbimi, me përjashtim të rastit kur nevojitet mbrojtja e rrjetit nga mbingarkesat ose për shkak të kufizimit të pasojave të ngarkesës mbi një lidhje të mbingarkuar. Këto masa për menaxhimin e trafikut në internet duhet të jenë përjashtuese dhe duhet të jenë transparente, jodiskriminuese dhe në raport proporcional me qëllimin për të cilin ekzistojnë. (3) Operatori është i detyruar të ofrojë për abonentët, me kërkesë të tyre, informacionin mënyrën e mundshme për të kontrolluar dhe monitoruar shpejtësinë aktuale minimale si dhe kushtet që kufizojnë aksesin dhe/ose përdorimin e shërbimeve apo aplikacioneve.
Vlerësimi: 4 nga 8 (50%) = Rrezik mesatar
Neutraliteti i rrjetit | Përshkrimi | Po | Jo | NA | MD | |
A trajton ligji kombëtar neutralitetin e rrjetit në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë? | Neutraliteti i rrjetit rregullohet nga ligji vendës në çfarëdolloj mënyre; ai synon gjithashtu të reflektojë ndonjë marrëveshje mes vendeve, si në BE dhe në vendet që janë pjesë e Këshillit të Evropës. | 1 | ||||
A ka ligji kombëtar parashikime që ndalojnë bllokimin e faqeve të internetit apo të përmbajtjes online? | Kjo pyetje përcakton shkallën në të cilën normat e neutralitetit të rrjetit në një vend parandalojnë bllokimin, gjë që është një nga komponentët kyçë për një kuadër pune të shëndoshë për neutralitetin e rrjetit. | 1 | ||||
A ka ligji kombëtar norma që ndalojnë ngushtimin e grykës për shërbime apo përmbajtje të ofruar online? | Kjo pyetje përcakton masën në të cilën normat mbi neutralitetin e rrjetit të një vendi parandalojnë shtrëngimin e grykës së qarkullimit të informacionit, një nga komponentët kyçë për një kuadër pune të shëndoshë për neutralitetin e rrjetit. | 0 | ||||
A ka ligji kombëtar norma që ndalojnë tarifimin zero dhe/ose priorizim me pagesë? | Kjo pyetje përcakton shkallën në të cilën normat mbi neutralitetin e rrjetit në një vend parandalojnë trafikun me tarifë zero (në të cilin, priorizimi me pagesë është një formë e zakonshme), një nga komponentët kyçë për një kuadër pune të shëndoshë për neutralitetin e rrjetit. | 0 | ||||
Nëse neutraliteti i rrjetit është i mbrojtur nga ligji, a njeh kuadri ligjor ndonjë përjashtim, p.sh., për menaxhim të arsyeshëm të rrjetit? | Kjo pyetje cakton nëse ka kufizime të arsyeshme mbi mbrojtjen e neutralitetit të rrjetit përkundrejt kufizimeve të tjera që mund të minojnë efikasitetin e tij. | 1 | ||||
Normat që ndalojnë apo kufizojnë tarifimin zero zbatohen me sukses: priorizimi i trafikut përmes pagesës nuk ndodh. | Kjo pyetje synon të shqyrtojë përmasat mbi të cilat ndodh priorizimi me pagesë në praktikë, pavarësisht ndalesave me ligj; një numër vendesh që supozohet se kanë mbrojtje të fortë të politikave kundër trafikut me tarifë zero e përjetojnë këtë fenomen. Ky tregues mund të hedhë dritë mbi shkallën e ndryshimit mes ligjit dhe praktikës në terren. |
| ||||
Normat që ndalojnë apo kufizojnë tarifimin zero zbatohen me sukses: Nuk ka forma të tjera të tarifimit zero. | E njëjtë si më sipër | ? | ||||
Normat zbatohen me sukses: Bllokimi apo/ose ngushtimi grykës së qarkullimit nuk ndodhin. | Kjo pyetje kërkon të përcaktojë se si kuadri ligjor në fuqi mbron neutralitetin e rrjetit dhe vepron në praktikë në respekt të bllokimit dhe ngushtimit të grykës së qarkullimit. | ? | ||||
A ka entitete rregullatore apo të tjera të ngarkuara me monitorimin dhe zbatimin e masave mbrojtëse për neutralitetin e rrjetit? | Kjo pyetje vë në dukje nëse autoritetet janë të ngarkuara me zbatimin e masave mbrojtëse për neutralitet të rrjetit. | 1 | ||||
A ka pasur sanksione të vendosura për dhunim të rregullave për mbrojtjen e neutralitetit kur këto rregulla ekzistojnë? | Kjo pyetje mund të ilustrojë përmasat në të cilat dhunimet e neutralitetit të rrjetit merren seriozisht si çështje e sundimit të ligjit dhe për të cilën ka vullnet politik. | 0 | ||||
A ka mekanizma shtrëngues për të identifikuar dhe për t’iu përgjigjur dhunimeve të neutralitetit të tregut dhe a janë këto mekanizma efikase? | Kjo pyetje tregon përmasat në të cilat normat e neutralitetit të rrjetit arrijnë realisht objektivat e tyre. | 0 | ||||
Totali (Mesorja e nënindikatorëve L-e dhe L-I) | 4 |
Vlerësimi: 4 nga 8 (50%)
Rezultati: rrezik mesatar
Pabarazia gjinore në industrinë e medias
Resultati: Rrezik i lartë
Ky tregues vlerëson përfaqësimin e grave në median informative, duke u përqendruar në politikat kryesore të redaksive dhe pjesën që gratë zënë në pozicionet drejtuese.
Pse?
Nga të 34 mediat që janë pjesë e databazës “Monitorimi i Pronësisë së Medias”, nëntë drejtohen nga kompani nën pronësinë e grave apo kompani në të cilat gratë janë aksionere kryesore. Sipas të dhënave, një e katërta e mediave drejtohen nga gratë, ku mediat online kanë kryesimin pasi gratë kanë gjashtë nga trembëdhjetë mediat e përfshira në databazë.
Situata është pak më mirë kur vjen puna te gratë në pozicionin e kryeredaktores. Nga të 34 mediat, 13 ose 38% kanë redaktore. Kur vjen puna te pozicionet drejtuese, më shumë se gjysma janë gra vetëm në stacionet e radiove, ku, anasjelltas, asnjë grua nuk ka nën pronësi apo nuk ka themeluar një media të tillë.
Me këtë, kjo bazë të dhënash dha një konfirmim tjetër, që gratë nuk janë të përfaqësuara mjaftueshëm në pozicione udhëheqëse në median e vendit. Sipas analizës së vitit 2020 të Agjencisë për Media Audio dhe Audiovizuale, e cila ekzaminoi menaxhimin e medias, numri i grave në pozicionet vendimmarrëse (në pozicione të menaxhimit/drejtimit apo redaktimit) është më i ulët në të gjitha televizionet dhe në radiot. Në të njëjtën kohë, vihet re në analizë se gazetaria në televizione dhe radio është një fushë në të cilën gratë janë “tradicionalisht” më të shumta.
Nuk ka të dhëna specifike në lidhje me pabarazinë ligjore në paga mes medias. Gjithsesi, të dhënat e përgjithshme nga Zyra Shtetërore e Statistikave tregojnë se burrat kanë paga më të larta se sa gratë në vend.
Në lidhje me sfidat e përballuara nga gratë gazetare, vitin e kaluar një kërkim nga organizata PINA ofroi një shembull të mirë. Bazuar në një vrojtim me 103 gazetare, kërkimi tregoi se një e katërta e tyre kishte marrë kërcënime për dhunë fizike, 19.5% mori kërcënime me jetë, ndërsa mbi 81% e gazetareve pësuan ngacmime në internet për shkak të punës së tyre.
Rezultati: Rrezik i lartë
N° | I ULËT (1) | MESATAR (2) | I LARTË (3) |
12.1 | A kanë mediat kryesore në vendin tuaj një politikë që synon të ketë përfaqësim të balancuar të grave në redaksi? Të dhënat mungojnë | ||
Shumica e mediave informative në vend kanë politikë të barazisë ligjore apo lloje të tjera masash vetërregulluese për t’u siguruar që të ketë një përfaqësim të drejtë të grave në redaksi dhe në pozicione menaxheriale. Në keto media ka mekanizma në fuqi për t’u siguruar që gratë në redaksi të mos përballen me ngacmime apo diskriminim. | Disa media informative kanë politika për barazi ligjore apo lloje të tjera masash vetërregulluese për t’u siguruar që të ketë përfaqësim të drejtë të grave në redaksi dhe në pozicione menaxheriale. Në këto media ka mekanizma në fuqi për t’u siguruar që gratë në redaksi të mos përballen me ngacmime apo diskriminim. | Nuk ka politika për barazi ligjore në redaksitë e vlerësuara ose ato nuk janë efikase, duke sjellë diskriminim dhe ngacmim të gazetareve. | |
12.2 | A janë gratë gazetare subjekt ngacmimesh apo dhune online/offline në vendin tuaj? | ||
Mjedisi i punës për gratë gazetare është i sigurt, ngacmimet online apo offline nuk janë të zakonshme dhe masa mbrojtëse të mjaftueshme janë në fuqi. | Si burrat ashtu edhe gratë ngacmohen në përmasa të ngjashme, dhuna (fizike) kundër gazetareve nuk është e zakonshme. | Rastet e dhunës raportohen dhe ngacmimet e grave gazetare janë të zakonshme në vend, me shumë raste të njohura dhe të raportuara. Gratë konsiderohet se shënjestrohen më shumë nga ngacmimet dhe dhuna se sa burrat. | |
12.3 | Cila është pjesa e grave mes pronarëve të mediave kryesore informative? VLERA TV: 2 nga 11 VLERA Radio:0 nga 5 VLERA Shtypi:1 nga 5 VLERA Online:6 nga 13 Mesatarja e VLERAVE:26% | ||
40 për qind apo më shumë | Mes 39 dhe 30 për qind | Më pak se 30 për qind | |
12.4 | Cila është pjesa e grave mes themeluesve të mediave informative? VLERA TV:1 nga 11 VLERA Radio:0 nga 5 VLERA Shtypi:0 nga 5 VLERA Online:3 nga 13 Mesatarja e VLERAVE:12% | ||
40 për qind apo më shumë | Mes 39 dhe 30 për qind | Më pak se 30 për qind | |
12.5 | Cila është pjesa e grave mes menaxherëve kryesorë të medias informative (të tillë si drejtoreshë apo drejtoreshë ekzekutive)? VLERA TV: 4 nga 11 VLERA Radio: 1 nga 5 VLERA shtypi: 1.5 nga 5 VLERA Online: 5 nga 13 Mesatarja e VLERAVE:33.8% | ||
40 për qind apo më shumë | Mes 39 dhe 30 për qind | Më pak se 30 për qind | |
12.6 | Cila është pjesa e grave e kryeredaktore (ose ekuivalenti i pozicioneve kryesore editoriale në redaksi)? VLERA TV:4 nga 11 VLERA Radio:3 nga 5 VLERA Shtypi:1 nga 5 VLERA Online:5 nga 13 Mesatarja e VLERAVE:38% | ||
40 për qind apo më shumë | Mes 39 dhe 30 për qind | Më pak se 30 për qind | |
12.7 | OPSIONALE: Cila është pjesa e grave në pozicionet kryesore drejtuese në redaksi (pra në pozicionet jo-editoriale, të tilla si kryefinanciere, drejtoreshë shitjesh dhe marketingu, etj.)? VLERA TV: Të dhënat mungojnë VLERA Radio: Të dhënat mungojnë VLERA Shtyp: Të dhënat mungojnë VLERA Online: Të dhënat mungojnë Mesatarja e VLERAVE:38%: | ||
40 për qind apo më shumë | Mes 39 dhe 30 për qind | Më pak se 30 për qind |