Shtypi
"Nova Makedonija", "Vecer" (botuar në gjuhën maqedonase dhe "Flaka e Vllazërimit" (botuar në gjuhën shqipe) janë tre gazetat e përditshme që u shfaqën në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës socialiste. E para gazetë e përditshme në gjuhën maqedonase ishte "Nova Makedonija", e cila u themelua nga një vendim i Sesioni të Parë të Asamblesë Popullore Antifashiste për Çlirim Kombëtar të Maqedonisë (ASNOM) në 1944. Një vit më vonë filloi botimin "Flaka e Vllazërimit", ndërsa gazeta "Vecer" u publikua për herë të parë në 1963. Të tria gazetat ishin nën pronësinë e ndërmarrjes së botimeve “Nova Makedonija”, e cila botonte edhe të përjavshme dhe të përmuajshme të tjera të specializuara.
Gazeta e parë e pavarur e përditshme, "Republika", filloi botimin në 1991, por zgjati në treg rreth një vit.
Monopoli i gazetave shtetërore kolapsoi kur u shfaq e përditshmja "Dnevnik", në vitin 1966. Ajo u themelua nga shumë gazetarë dhe arriti një qarkullim rekord. Gazeta u mbyll në 2017 pasi shtëpia botuese që e kishte atë nën pronësi, "Media Print Makedonija", falimentoi.
Bashkë me "Dnevnik" u mbyllën edhe dy media dikur popullore, "Utrinski Vesnik" dhe "Vest", të cilat ishin pjesë e të njëjtit grup.
Sot ka në total 21 gazeta dhe revista në vend. Katër prej këtyre janë të përditshme - "Nova Makedonija", "Vecer" dhe "Sloboden Pecat" të botuara në maqedonisht dhe “Koha" në shqip.
Baza e të dhënave të Monitorit të Pronësisë së Medias mbart të dhëna për pesë media të shkruara – katër gazeta të përditshme dhe një e përjavshme - "Fokus", bazuar kjo në Regjistrin e Botuesve të Mediave të Shkruara në Agjencinë e Medias.
Tri kritere përzgjedhëse u morën parasysh këtu: që media e shkruar të ofrojë përmbajtje informative, që të botohet rregullisht dhe që të shpërndahet në nivel kombëtar.