Pronësia e Medias

Pothuajse të gjitha mediat në Maqedoninë e Veriut janë private, me përjashtim të shërbimit publik të financuar nga buxheti i shtetit - Radio Televizioni Maqedonas dhe Agjencia për Informim për Media.

Stacionet televizive më të fuqishme kontrollohen nga familje të personave që dolën fitues nga tranzicioni ekonomik në vitet 1990 dhe përveç medias, ata janë të përfshirë edhe në biznese të tjera fitimprurëse si ndërtimi, tregtia me derivate, hotieleria dhe eksploatimi i resurseve natyrore përmes koncesioneve. Themeluesit e këtyre televizioneve prej kohësh janë përfshirë drejtpërdrejt në politikë si deputetë, ministra apo drejtues partish. Pas televizionit, faqet e lajmeve online janë burimi më i përhapur i informacionit dhe vlerësimet e tyre janë shumë më larta se ato të radios dhe të shtypit, audienca e të cilave matet në përqindje njëshifrore.

Skena online është e shpërndarë në disa qindra faqe, prandaj ka diversitet në pronësi. Karakteristikë e faqeve të lajmeve është se disa prej tyre drejtohen nga gazetarë që janë larguar nga mediat tradicionale dhe janë organizuar përmes organizatave joqeveritare ose kanë themeluar kompani të reja. Shërbimet e njohura globale si Radio Evropa e Lirë, Deutsche Welle dhe Zëri i Amerikës janë gjithashtu të pranishme në internet.

Pronarët
  • Project by
    BIRN LOGO
  •  
    Global Media Registry
  •  
    Funded by European Union